Operacioni“Vol-Vo 4” në Shqipëri, burg për ish-deputetët dhe 22 persona të tjerë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, u lanë në qeli me masën “arrest me burg”, kështu ka vendosur ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda. Dy ish-deputetët u arrestuan në kuadër të operavionit të koduar “Vol-Vo 4”.

Ndërkohë, në burg ngelën 24 të arrestuar, prej 34 personave që u kapën në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit.

Mësohet se gjykata caktoi masën ‘Arrest shtëpie’ për 8 nga të arrestuarit e grupit të ‘Avdulajve’.

Nga operacioni i të dielës në të gjithë Shqipërinë, ku u goditën 4 grupe kriminale, më i rëndësishmi është ai i Avdylajve në Shijak.

Arrestimi i dy ish-deputetëve u bë pasi në përgjimet e pjesëtarëve të grupeve kriminale dolën edhe lidhjet të tyre me dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Ndoka dyshohet se ka ndërhyrë për të përfituar toka në favor të të afërmve të tij, ndërsa Çuko dyshohet se ka dhënë leje të dënuarve pas ndërhyrjeve të personave nën hetim. Për shpërdorim detyre dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal u arrestuan dhe 3 punonjës policie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme