Operatorët dhe ndërmarrjet, borxhlinjtë më të mëdhenj të tatimit në pronë

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Qeverisja lokale e Gjilanit vlerëson se nga 7 milionë euro të borxhit të tatimit në pronë borxhlinjtë më të mëdhenj mbesin operatorët dhe ndërmarrjet ekonomike.

Ndërkaq vlerësohet se qytetarët janë duke kryer obligimet e tyre që kanë ndaj Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ende nuk kanë kontraktuar një përmbarues privatë për mbledhjen e borxheve, mirëpo sipas tij me këtë formë të grumbullimit të mjeteve financiare tashmë janë të njoftuar borxhlinjtë.

Ai gjatë një debati i organizuar nga klubi i gazetarëve “Beqir Musliu” që është mbajtur të premten, ka deklaruar se do të detyrohen që të mbledhin mjetet financiare edhe përmes përmbaruesve privatë.

“Nuk lejojmë presione e as kushtëzime, sepse shtetin askush nuk mund ta pengojë. Operatorët ekonomikë janë borxhlinjtë më të mëdhenj e jo qytetarët. Nuk jam ithtar i masave shtrënguese, por ne duhet të ndërhyjmë dhe funksionojmë si shtet. Qytetarët të mos kenë frikë, sepse ata janë të përgjegjshëm. Ata kanë treguar korrektësi dhe i kanë kryer të gjitha obligimet e parapara me ligj. Kemi të bëjmë me masa popullore”, ka shtuar kreu i Komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme