Operatorët për mihje po i shesin licencat

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 14:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka bërë shqyrtimin e Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Miniera dhe Minerale.

Kryetari i këtij komisioni Muhamet Mustafa, e ka ngritur çështjen e marrjes së licencave nga disa operatorë dhe të cilën po ua shesin kompanive tjera për shfrytëzim.

Një praktikë e tillë u theksua në komision se është e ndaluar me Ligjin për Miniera dhe Minerale pasi që shkelen dispozitat ligjore.

Mustafa ka theksoi se ka marr disa ankesa se në KPMM kanë marrë leje disa organizata të cilat nuk i shfrytëzojnë ato, por i kalojnë te disa të tjerë.

“Në KPMM ka individë të cilët marrim leje dhe nuk e shfrytëzojnë, por ia shesin dikujt tjetër dhe kjo nuk është dukuri e rrallë. Kjo është një çështje serioze që duhet të trajtohet dhe të shohim se si është e rregulluar me ligj”, ka thënë Mustafa.

“Pajtohem që të shohim se në procedurën e më tejmë që çështja që e kanë ngritur deputetët lidhur me tantiemën me të gjitha ndryshimet të trajtohet nga ky ligj. Një gjë e tillë duhet të pengohet”, ka theksuar ai.

Deputetja Sala Berisha-Shala, e cila ka qenë mbikëqyrës e grupit punues, duke paraqitur të gjeturat e punës së komisionit ka thënë se grupi ka arritur të përmbush me sukses obligimet e parapara.

Ajo ka treguar se në saje të kësaj pune, kanë vizituar shumë komuna, kompani dhe individë.

Sipas saj, sfiduese për kompanitë që merren me punën e minierave dhe mineraleve, mbetët qasja e kufizuar në financa, si dhe konkurrenca jo lojale.

“Grupi punues ka arritur të gjejë dispozitat e ligjit janë të zbatueshme, megjithëse ka vështirësi në zbatim. Ekziston mosharmonizim i ligjeve që lidhen me ushtrimin e veprimtarive minerare, garancitë bankare për punimin e tokës janë barrë e rëndë për operatorët në këtë veprimtari, dhe më tutje ekzistojnë operime ilegale në nxjerrjen e zhavorrit në lumenj dhe në afërsi të tyre dhe me pasoja tepër të mëdha për mjedisin, sidomos gjatë kohës së vërshimeve atje ku degradohet shtrati i lumit”, ka thënë ajo.

“Prandaj, Ligji për Miniera dhe Minerale,në disa raste ka vështirësi në zbatim. Po ashtu pengesë në disa raste është edhe marrja e Licencës. Pastaj mungojnë dhe kompetencat e komunave për të penguar veprimtaritë ilegale”, ka thënë Shala, e cila ka rekomanduar që të behët një Ligj i ri.

Ndërkaq, anëtari i këtij komisioni Besim Beqaj, ka rekomanduar që t’u drejtohen me një shkresë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për të parë se a kanë të drejtë operatorët fituese t’i angazhojnë nënkontraktorët pa marrjen e licencave.

“Me ligj nuk lejohet kalimi i licencës te dikush tjetër, por lejohet partneriteti. Kushdo që e shkel ligjin duhet të jap përgjegjësi. Si komision duhet të kërkojmë shpjegime me shkrim nga KPMM-ja si i kalohet licenca dikujt tjetër, të na njoftoj me proceduar se si kalohet te dikush tjetër dhe të vijmë në konkludim duke kërkuar shpjegim ligjor prej tyre dhe zyrtar”, ka thënë Beqaj.

 

 

Të ngjashme