Autostrada e Dukagjinit dhe Gazsjellësi refuzohen, ndërsa ndahen 150 milionë euro për një projekt krejtësisht të panevojshëm

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 22:54 | Nga Muhamet Spahiu

Autostrada e Dukagjinit që lidhë Klinën, Istogun, Pejën, Deçanin, Junikun, Gjakovën, Bjeshkët e Nemuna, Rugovën, sipas Qeverisë është e panevojshme.

Ky teritor i Kosovës është ekonomikisht shumë i rëndësishëm sepse ka shumë biznese që e mbushin thesarin e shtetit. Në anën tjetër lidhja me pjesën tjetër të Kosovës është me rrugë të standardit socialist, të cilat e i kanë plotësu nevojat e trafikut para 30 viteve. Distanca më e largët me Prishtinën është me ketë pjesë të Kosovës. Merreni me mend çfarë ndyshimi dhe zhvillimi është tash!

Sot në Pandemi, Qeveria ndan 150 milion për një tunel, që lidhë një shtet me të cilin lidhemi me një superautostradë. Sipas të gjitha gjasave projekti total kushton më shumë se Autostrada e Dukagjinit.

Në anën tjetër, pezullohet projekti më jetik ekonomik dhe i sigurisë nacionale, Gazsjellësi Amerikan, për të cilin 200 milion ishin donacion nga SHBA.

Arsyeja e Qeverisë, në njërin s’ka buxhet përderisa 200 milion ishin donacion, në tjetrin, komplet i panevojshëm ekonomik, tap rrap 150 milionë.

Padyshim që qytetarët e Kosovës durojnë gjithçka, por mllefin e kam me qytetarët e Klinës, Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës. Nuk mundem me iu kuptu si duroni kur 1,40 minuta mesatarisht iu merrë me ardhë në Prishtinë për më pak se 100 km!

A jeni gjallë Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan?

Të ngjashme