Cálmese señor Borell!

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 18:28 | Nga Nezir Kraki

BE mendon qe çeshtja e targave ilegale nuk zgjidhet duke u respektu ligjet e Kosoves por duke i kerku Serbise ndaljen e leshimit te tyre. Se per Borellin e plot borella tjere, origjina e problemit me targat eshte leshimi i tyre nga Serbia, jo dhunimi i rendit kushtetues te Kosoves.

Kjo qasje e BE-se eshte e paranueshme sepse edhe per nje teme kaq teknike e kaq kosovare Serbia konsiderohet si pale vendimmarrese. WTF! Prej kur na lindi ky parim ne te drejten nderkombetare ku nje shtet leshon targa per nje shtet tjeter?!

O njerez, Serbia mund te leshoje edhe targa franceze e gjermane nese ka qejf por ato s’do vlejne as ne France as ne Gjermani sepse ligjet e ketyre vendeve aplikohen. E nese p.sh. neser Portugalia leshon targa spanjolle a i kerkon Madridi Lisbones ndaljen e tyre apo i gjobit dhe i ndalon ata qe kane targa te tilla?

Tash del dikush ketu e ma kujton qe nuk jemi na France e Gjermani. Jo nuk jemi por Borelli eshte soanjoll dhe ata dy emisaret e planit franko-gjerman jane francez e gjerman.

Thene ndryshe, Kosova nuk e ka asnje hall dhe asnje arsye qe te pranoje gjera qe nuk ekzistojne si parime teorike dhe sidomos nuk guxojne as te mendohen si aplikime konkrete ne vendet evropiane. Boll mo me ide kreative si ne Qipro e ne Bosne sa me mbush raporte koti e me marre rroga deri n’pensionim.

Fajtori i luftes Serbia
Fajtori i masakrave Serbia
Aleati i Rusise Serbia
Sabotuesja e Ballkanit Serbia
Tradhetarja e BE-se Serbia
…e na del ky tash jo Kosova fajtore.

Cálmese señor Borell y sea objetivo!*

(*Mbylle gojën zoti Borrell dhe ji objektiv!)

Të ngjashme