Duam, s’duam, mësimi “online” do të vazhdojë edhe më tej

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ndër ndikimet më të mëdha nga kriza Covid-19 për fushën e arsimit dhe edukimit, është se mësimi “online” bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe jetik. Ndoshta po mendoni: Epo, pasi të kalojë ky kërcënim global për shëndetin, të mësuarit “online” do të zvogëlohet në mbizotërim dhe unë mund të kthehem në mësime plotësisht me prezencë fizike në klasë.

Duke i mbijetuar ndërprerjeve të mëdha si pasojë e emergjencës gjatë kësaj pranvere, udhëheqësitë e institucioneve të arsimit tani kanë një përvojë të re nga vlera e opcioneve që ofron mësimi në distancë për t’u ndihmuar nxënësve dhe studentëve të vazhdojnë avancimin drejt një shkalle në përballjen me pengesat e papritura – qoftë një pandemi, tërmet, ose një sfidë personale. Argumentet financiare pse shkollat dhe universitetet duhet të përmirësojnë metodat e tyre të ofrimit të mësimit janë të rëndësishme.

Nëse kujdeseni për nxënësit dhe studentët tuaj, nëse doni që ata të mësojnë dhe të kenë sukses, atëherë këtë verë do t’i përkushtoni më shumë kohë mundësisë për të përmirësuar mësimdhënien tuaj në internet. Nëse jeni administrator ose udhëheqës i një institucioni arsimor, ju do të mbështesni studentët dhe stafin tuaj mësimdhënësj të përshtatet dhe avancohet më mirë në mësimet “online”.

Për ata mësimdhënës që ende dyshojnë, në vazhdim do të paraqesim vetëm disa nga arsyet pse ju duhet të bashkoheni në zhvendosjen e mësimdhënies nga ajo tradicionale në atë “online” dhe të filloni të përmirësoni pedagogjinë tuaj dixhitale.

Covid-19 na kapi të gjithëve në befasi. Ne nuk duam të jemi përsëri në atë pozicion. Mësimdhënësit kanë vite e vite përvojë me mësimin ballë për ballë në klasë: së pari si nxënës dhe studentë, pastaj si mësues. E njëjta gjë nuk vlen për klasat “online”, dhe shumë profesorë kanë kundërshtuar prej kohësh idenë e mësimit “online”.

Ju jeni në këtë profesion sepse e doni klasën. Ju gjithashtu mund të mësoni të doni edhe klasën virtuale. Si shumë mësimdhënës, fillimisht isha i pasigurt për mësimet në internet. Shumë vite më parë, kur më kërkuan për herë të parë të zgjidhja në mes të ligjërimit online ose në klasë, unë hezitova të zgjedh opcionin e parë. Mirëpo tani, pas kësaj përvoje, me siguri se do ta konsideroja edhe këtë metodë të mësimdhënies.

Nxënësit dhe studentët këtë vjeshtë ka të ngjarë të jenë jashtëzakonisht vulnerabël dhe do t’ju duhet shumë mbështetje pasiqë supozohet që shumë prej atyre të jenë ballafaquar me probleme financiare, shëndetësore dhe të sigurisë. Mbështetja më e rëndësishme që mund të ofroni, si mësimdhënës e pedagog, është mësimi juaj më i mirë i mundshëm. Dhe kjo do të thotë të zgjeroni aftësitë tuaja mësimore në internet.

Bëjeni atë për mirëqenien tuaj – kështu që jeni mirë të përgatitur për atë që na pret përpara në vjeshtën e vitit 2020. Bëjeni atë për studentët tuaj – të krijoni klasa fleksibël në të cilat ata mund të mësojnë dhe të përparojnë. Bëjeni atë për të gjithë ne që jemi të angazhuar në arsim e që udhëhiqemi drejt të njëjtit qëllim – të krijojmë një shoqëri më të ndriçuar të qytetarëve plotësisht të angazhuar që janë të gatshëm të marrin përsipër problemet komplekse, të panjohura të së nesërmes.

Duke u përpjekur të jeni një mësues më i mirë në përdorimin e mjeteve dhe veglave të avancuara të kohës, ju ndihmoni ta bëni botën një vend më të mirë. Kjo duket se ia vlen të më bëhet.

Autori është profesor në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Të ngjashme