Fjalët e zeza të Kurtit si dry në derën e Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 14:43 | Nga Faton Abdullahu

Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA nuk u prit as në Shtëpinë e Bardhë as në State Departament. Dikush në SHBA pasi e ka menduar mirë e gjatë është përkujdesur që me këtë (mos)pritje të përçoi dy mesazhe në Kosovë. Me po kaq përkujdes ndaj kësaj vizite, SHBA është siguruar që këto dy mesazhe të mos ngatërrohen njëra me tjetrën, por të kuptohen drejtë dhe ndaras. Si ?

E para. Tash për tash Kryeministrin e Kosovës nuk e duam në Shtëpinë e Bardhë, sepse nuk është vazhdimësi as normale, as besnike e politikave të SHBA-së në Kosovë dhe as nuk e përfaqëson, bile as bashkëpunon sa e si duhet me mendësinë gjeopolitike evroatlantike. Kjo qasje vlenë ekskluzivisht për Kryeministrin aktual Kurtin.

E dyta. Përkundër të parës, sipas mesazhit të SHBA-së, Kosova nuk bën në asnjë mënyrë dhe në anjë rrethana apo kohë të dëmtohet, as edhe të anashkalohet nga SHBA-t. Kjo duhet të vlejë edhe për qytetarët e Kosovës edhe për bizneset e edhe për rreshtimin e Kosovës si aleat i pakontestueshëm i SHBA-ve.

Ky mesazh dykuptimor nga SHBA-ja, nuk ka qenë aspak lehtë të arrrihet ndaj një vendi si Kosova, ende me probleme të mëdha nga më të ndryshmet, sidomos ato shtetpërmbyllëse. Por është arritur që çke me të. SHBA dëmtoi Kurtin, por jo Kosovën. Dëmtoj Kurtin për aq sa të mos dëmtohet Kosova. SHBA përkrahu Kosovën aq sa të mos e favorizoj Kurti në vizitën e tij. Në këtë drejtim në të ardhmen do të mund të dëmtohet edhe Kosova nëse Kurti nuk ndryshon. Po të bënte më shumë se kaq SHBA-t ndaj Kurtit do ta dëmtonin Kosovën. SHBA nuk e bën këtë ndaj aleatit të saj të vogël, por shumë besnik nderi tash. SHBA nuk e bëri këtë, edhepse është e vetëdishme se disa në Kosovë nuk do ta kuptojnë drejtë e si duhet mesazhin ndaj Kurtit dhe do të vazhdojnë politikën thua se nuk ka ndodhë asgjë dhe thuase Kurti ndaj SHBA-së është si gjithë të tjerët para tij.

A kam të drejtë të konstatoj se, SHBA-t na dërguan mesazh se Kurti nuk është i duhuri për politikat e SHBA-s dhe gjeopolitikat evroatlantike në Kosovë dhe rajon edhe përkundër faktit se partia e tij ka fituar mbi 50% të votave.

Po kam, pa pikë dyshimi.

Thikat mbi harta në Shtëpinë e Bardhë –  Shtëpia e verdh e kuqe (për Shtëpinë e Bardhë) –  Shqiptarët nuk mendoj se i duan amerikanët por më shumë ……….  –  Marrëveshja e Uashingtonit është mundësi për rikthimine Serbisë në Kosovë –  Marrëveshja e NATO-s me FSK-n (Thaçin) që të mos shkohet në veri pa koordinim (leje) u quajt sekret që dëmton Kosovën – Gypat e Gazit që u refuzuan, etj,

Më shumë se kaq thënë përmbledhtazi çdo gjë e madhe e rëndësishme dhe vendimtare që është vendosur decenjen e fundit për Kosovën dhe në Kosovë e që ka pëlqimin, por edhe vulën e SHBA-s, është kritikuar si gabim dhe dështim nga VV dhe Kurti. Të gjitha këto fjalë të zeza e politika miope ekstremiste të përafërta më shumë me një Evropë antievropiane që po varësohet tutje nga Gazi i Putinit, se sa me Evropën euroatlantike që e ka përkrahur përmbajtësisht Kosovën, u konvertuan në ‘Dry politik’ në dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kurtin. Amerikanët treguan se kanë mbamendje të mirë politike dhe ndëshkojnë, por treguan gjithashtu se janë shumë të kujdesshëm dhe nuk duan ta dëmtojnë Kosovën të cilën e duan të jetë aleate e fortë e tyre. Kodin e këtij dryni për ta hapur derën, mund ta mësoj Kurti po deshti. Që nesër të pritet nga Bajden dhe të tjerët afër tij me respektin më të madh, për ta përmbyllur ml pas procesin e shtetndërtimit dhe pranimit që ka ngecur tash sa kohë, Kurti duhet të ndryshoj. Nëse jo, herën tjetër do të dëmtohet edhe Kosova sherri i Kurtit. Kjo nuk duhet të lejohet. Po hyjmë në një fazë të re ku gjërat do të thuhet e bëhen më troç e më drejtëpërdrejtë. Kosova s’ka kohë me humb. Më parë le të humbin ata që ju ka humbur rruga e cila është ndërtuar dhe trasuar me gjak, djersë e mund, tash e 20 vite, e ku fanarin e mbajnë bashkë me popullin e Kosovës edhe SHBA-të.

(Autori është zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës).

Të ngjashme