Gjykata Speciale dhe idealizmi i Perëndimit!

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 20:30 | Nga Artan Behrami

Lufta në Ukrainë dëshmon se idealizmi i Perëndimit ishte një gabim historik dhe dështim moral i një brezi të madh të politikanëve në shtetet perëndimore.

Perëndimi i shekullit 21 krijoi, financoi dhe jetësoi Gjykatën Speciale – një gjykatë hibride, sui-generis, për t’ia dëshmuar Rusisë dhe Putinit se do të hetojë rrëfimet fanta-shkencë të senatorit Dick Marty.

Perëndimi, siç do të dëshmojë e ardhmja, përmes Këshillit të Evropës legjitimoi një raport – i përbërë nga dezinformata ruse, duke u bërë kështu dokumenti i parë “fake news” në botë!

Pas 22 viteve të proceseve gjyqësore të njëpasnjëshme kundër luftë sonë, Perëndimi i shekullit 21 dëshironte ta rishkruajë edhe historinë e Perëndimit të shekullit 20, i cili mbështeti UÇK-në kundër Millosheviçit.

Tani që po e përjeton luftën, tmerrin dhe krimet e Putinit në paraderën e tij, Perëndimi është duke armatosur Ukrainën për të fituar luftën në emër të tyre!

Tani, Perëndimi duhet ta kuptojë që gjykimi i UÇK-së është sikur gjykimi i ushtrisë së Ukrainës (me shumë dallime), që vetmbrohet nga agresioni rus, madje me ndihmën dhe armët e Perëndimit.

Tani, Perëndimi duhet ta kuptojë që gjykimi i krerëve të UÇK-së është sikur gjykimi nesër i udhëheqësve të Ukrainës, që luftojnë për lirinë e vendit të tyre, për lirinë dhe demokracinë në Evropë!

Në rrethana të tilla, minimum që mund të bëjë Perëndimi sot është të sigurohet që krerët e UÇK-së do të kenë një gjykim fer dhe të paanshëm.

Jo një gjykim politik, që synon t’i mbajë ata me vite të tëra në një proces gjyqësor, ku në fund dalin të pafajshëm!

Sepse, edhe më tutje, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja janë aleatë të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe tërë botës perëndimore.

Të ngjashme