Ikja nga Riki (Richard Grenelli)

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 01:13 | Nga Kimete Berisha
  1. E zbuloi Konferenca e sotme.
    Presidenti Hashim Thaçi e kishte një vurmak të madh sot.
    Prandaj, urgjent kërkoi raportim në Kuvend për takimin e tij me Vuçiqin, jo të rrëfehet për ‘mëkatet’ dhe sekretet e tij të errëta, por të ‘distancohet’ nga Richard Grenell, i cili është edhe imponues, edhe insistues, edhe detyrues.
    Riki të tekët, t’thirr n’gjysmë t’natës e t’pyet: A e ke kry’ punën!
  2. Ja ka tesh’ shpirtin. U pa.
    Presidenti Thaçi, Konferencën për shtyp sot e mbajti për Richard Grenellin, e jo për neve, sepse neve s’na bën hesap, po Rikit ia bëri të qartë, s’di sa herë ia shpjegoi Richard Grenellit se ‘Marrëveshjen e Paqes’ me Serbinë, veç Kuvendi i Kosovës mundet me realizu, e askush tjetër.
  3. Ne e dimë, por Riki ka kujtuar se Thaçi është bosi i bosave, si shoku rus i Rikit, Vladimiri i Moldavisë, për të cilin mediat amerikane shkruajnë se Grenell e ka mbrojtur shumë dhe ka shkruar mirë për të dhe e ka çu në qiell me komplimente (pa pare 😂), anipse e ka ditur se është trafikant i qenieve njerëzore.
  4. E tash koha e Plahotniucit ka kaluar, partia e tij në Moldavi ‘i ka la duart’ dhe Rikit i duhet një Vladimir tjetër me shkru ‘bukur’ për të, por ja që Presidenti Thaçi është ‘tjetër tip’, kur e sheh rrezikun, bën tërheqje taktike.
  5. Presidenti e ka kuptuar se nuk ka punë me ‘Amerikën’ por me një tip euforik, të cilit i duhet një marrëveshje urgjente mes Kosovës e Serbisë.
  6. Në bazë të lumturisë së Vuçiqit, Presidenti e ka parë se drafti i marrëveshjes nuk është i mirë për Kosovën.
  7. Presidenti sot nuk e foli asnjë fjalë të keqe për Albinin. Përkundrazi, kur u pyet nga gazetari për heqjen e taksës step by step sipas mënyrës së Albinit, Thaçi iu shmang pyetjes, s’ishte më i sigurt ‘çka është mirë a çka është keq’, aq shumë kryet për rreth ia ka bë Grenelli.
  8. Kurrë më i butë se sot s’ka qenë Hashim Thaçi me shqiptarët.
    Por kurrë më i rreptë me BE-në.
    Kur e ka përshkruar Miroslav Lajçakun, dhe mënyra se si e ka ‘zbuluar’ se BE zgjedh figura pro serbe për dialog me Serbinë, aty ka shkëlqyer.
    Gjynah që s’është mjaftueshëm njeri ‘i mirë’ sepse ka momente kur duket ‘i paarritshëm’.

Tha: BE më nuk mund të tallet me ne.
Sepse, është tallur me ne dhe pa arsye na ka lënë të izoluar.

9. E kisha përshtypjen se mezi s’po
pret të largohet nga skena politike, apo të bëhet dikush sebep ta largojnë disi.
Me çdo kusht e ‘pastronte’ emrin e tij me Rambujenë dhe me vlerat e tjera që ia atribon vetes.

10. Po tutët.
Me çdo kusht dëshironte të dukej ‘i mirë’.
E kish marrë ‘malli’ për shqiptarë të Kosovës, e kish lodh ‘vetmia’, dhe sikur kish nevojë urgjente të nxirret nga situata ku e ka futur Riki.
Tregoi se tash ka nevojë për ‘të gjithë’, prej VV e deri te AKR.

11. Riki ka kujtuar se nuk i duhet Kosova, ka kujtuar se mjafton Hashim Thaçi për të kryer punë me Kosovën.
Por, Hashim Thaçi është shumë më i mençur sesa që ka kujtuar Riki.

12. Pra, Hashim Thaçi sot ka zbritur në tokë dhe e ka bërë një tërheqje taktike nga negociatat, sipas Rikit, të cilit i tregoi se Presidenti i raporton Kuvendit të Kosovës, se s’kish pas problem, kish nënshkru hatri Amerikës, por këqyre Riki, s’po len Vjosa, a po e sheh Kiki Riki se as seansë për veten kur dua s’jam i zoti të caktoj e lëre më ta ndajë Kosovën, sipas Putinit.

P.S. Unë pajtohem me Chanakya-n, që këshillon se ‘Kur dëshiron me arritë diçka, nuk duhet me pas mëshirë’, por për nevojat e mentalitetit tonë, nevojitet me fsheh pamëshirën, kishe je si Nëna Tereze, njeri që fal e i do njerëzit pa dallim, pra m’u duk i butë duke e pasur zemrën pleh.

Tjera herë Vjosa s’duhet m’u hetu kur e ‘refuzon’ Thaçin.
Duhet me refuzu, e m’u duk sikur po e fton.

Të ngjashme