Intervenimi i shtetit duhej të ishte masiv gjatë pandemisë, Qeveria bëri të kundërtën

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 22:48 | Nga Dardan Sejdiu

Nga marsi deri në tetor të këtij viti ka pasur rënie të qarkullimit në ekonomi prej 1.2 miliardë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo sipas drejtorit të ATK-se! Ndërsa sipas parashikimeve të institucioneve financiare nderkombetare, në rastin me optimist, kemi tkurrje ekonomike prej 8.8%!

Në këto rrethana gjatë kësaj periudhe të pandemisë dy qeveri që kanë udhëhequr shtetin kanë udhezuar institucionet qëndrore dhe ato lokale që të ndalin investmet kapitale, si pasojë e ketyre vendimeve qeveria ka filluar shkurtimet buxhetore!

Masat / politikat do duhej të ishin të tilla që kundërveprojnë efektet e ciklit ekonomik. Në këtë rast ekonomia u godit dhe u ngadalësua, rrjedhimisht Qeveria do duhej të shtynte politika për rritjen e shpenzimeve qeveritare për të ndihmuar në mirëmbajtjen ose kthimin e besimit dhe kështu të stimulojë kërkesën, e rrjedhimisht rimëkëmbjen ekonomike!

Të kunderten e kësaj e bënë dy qeveri të vitit 2020!

Krejt çka kemi pa, pas 10 tentimeve, është një pako që nuk kap as shumën prej 300 mln euro!

Sa për rikujtim që nga Prilli i këtij viti shumë nga ne kemi shkruar në rrjete sociale, e thënë në emisione, që investimet dhe intervenimi i shtetit duhet të jetë masiv dhe i guximshëm dhe që konfidenca e bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi nuk kthehet me tkurrje e vonesa!

Është mirë kohë pas kohe me i lënë anash sedrat, inatet e betejat e vockla partiake dhe me ndegju se ka gjasa që dikush edhe mund të jetë i dobishem me sygjerime!

Të ngjashme