Kemi nevojë për aleanca të reja

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 11:03 | Nga Armend Bekaj

Kemi nevoje URGJENTE per riperterirjen e aleancave nderkombetare! Kemi nevoje jetike per aleanca te reja, miqesi te fresketa.

Shtepia pa miq nuk mbahet, thoshte Dr Rugova. Ne vazhdojme te ngushellohemi disi me ca intervisata e deklarata perkrahjeje nga W. Walker, E. Engel, apo ndonje ish-ambasador mik qe ka sherbyer ne Kosove. Por, qe te jemi brutalisht te sinqerte me vetveten, keto jane kryesisht figura te shpenzuara ne skenen politike te tyre, te pensionuar, te pafuqi. Mos t’ia bejme qejfin vetes, mos te merremi vec me konsumim te brendshem.

Dhe mos te keqkuptohemi, respekt te perjetshem per Walker, Engel, Diogardi e te gjithe ata miq qe na mbajten krahun ne kohet me te erreta. Por, duhet te ecim para e te krijojme miqesi te reja. Konform kohes, konform ererave politiko-strategjike. Robin Cook moti ka nderruar jete. Tony Blair eshte i zene me biznes-filantropine e tij. Klintonet kane telashet e tyre te pleqerise e te djathtes amerikane. Albright jep mesim si gjysme e pensionuar. Sarkozy nuk eshte me ne pushtet qe t’u tregoje nxenesve francez se ku eshte Kosova. Merkel eshte ne muzg te karrieres se saj politike.

Kemi nevoje per aleanca te reja. Gjithmone brendaperbrenda boshtit euroatlantik. Lypset ofanzive diplomatike, si nga Kosova ashtu dhe Shqiperia. Kerkohet rikendellje e lobit shqiparo-amerikan, diaspores shqiptare gjithandej. Te squllemi nuk ben, te ndjehemi fajtore assesi, se ne ishim viktima, ne kishim e kemi te drejte. Por edhe nuk ben te kredhemi ne pasivitetin e viktimes. Por, te rianzgazhohemi, te rindezim baterite. Kemi ambasadat, kemi individe tashme te panumert te suksesshem ne cdo fushe profesionale gjithandej. Te luajme me kohen, pa frike, me kurajo.

Të ngjashme