Kur një parti “e paprovuar” kërkon pushtetin, merrni shembull Prizrenin dhe reflektoni!

Prizren | 23 Gus 2019 | 15:59 | Nga Jona Hoxhaj

A është zgjidhje e duhur për vendin partia që nuk ka udhëhequr asnjëherë dhe sot pretendon të jetë e para…

Sygjerim për ju nga unë: Merrni shembull Prizrenin dhe reflektoni!

E panjohura shpesh del e frikshme, nuk dimë si të reagojmë ndaj saj dhe na zë të papregaditur, ashtu siç ndodhi me ne qytetarët e Prizrenit!

Qytetarët e Prizrenit të lodhur nga dy Qeverisje të gjata të partive më të mëdha në vend dhe kurioz për të provuar eksperiencë të re, në zgjedhjet e fundit lokale vendosin të zgjedhin të panjohurën; të provojnë qeverisjen që nuk e kishin provuar asnjëherë, ata që jepnin shpresa të mëdha e premtime për luftim nepotizmi e korrupsioni, premtonin qytet më të zhvilluar e krah mbrojtës e ndihmues për bizneset… Ëndrra të bukura këto që nuk u realizuan asnjëherë!

Realiteti ishte ndryshe;

Ata e panë që të udhëheqësh dhe të jesh në pozitë qenka më vështirë se të kritikosh nga studiot televizive, të brohërasësh e të sulmosh pushtetarët…
Të udhëheqësh do të thotë të veprosh, të kesh në dorë vendimin dhe të bësh më të mirën për shumicën e qytetarëve… Gjë që nuk u bë asnjëherë gjatë qeverisjes aktuale në qytetin tonë!

Sot në Prizren janë punësuar e janë vendosur në pozita njerëz të partisë pushtetare më shumë se gjithmonë, sot ata nuk kanë ekspert dhe nuk kanë kuadro për zhvillimin e qytetit, sot qyteti është tmerrësisht i papastër si asnjëherë më parë, sot rrugët dëmtohen dhe ngelen në gjendje të mjerueshme për javë e muaj të tërë, sot bizneset dëmtohen, abuzohet me to dhe nuk përkrahen, sot shumë qytetarë me shpresa të mëdha për qytetin e tyre janë të dëshpëruar nga gjendja në të cilën është qyteti ynë!

Sidomos bizneset janë të lodhura nga mos përkrahja e pushtetit lokal…
Bizneset janë të qytetit, janë zhvillimi ekonomik i vendit, janë punëdhënësit e qytetarëve të Prizrenit, duhen përkrahur pa tendencë vote ndaj tyre!

Prandaj qytetarë të Republikës së Kosovës reflektoni duke u bazuar në shembullin konkret të një qyteti që besoi se ndryshimi i madh i premtuar nga ata që nuk ishin ne pushtet asnjëherë mund të jetë më e mira për vendin, e u dëshpërua më shumë se gjithmonë!

Të ngjashme