Kur shkeljet i prijnë dhunës

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 20:55 | Nga Natyra Kuçi

Kur shkeljet i prijnë dhunës, dhuna mundohet të jetë mjet legjitimimi i shkeljeve.

E turbulltë ishte fytyra e këtij pushteti. Dita-ditës, pas çdo skandali dhe afere; pas secilës shkelje të ligjit e të kushtetutës; me arrestimet e opozitës, kurrë të arsyshme dhe përherë të dhunshme e të jashtëligjshme, po qartësohet qenja autoritare e këtij pushteti.

Kur arrestimet themel kanë shkeljet, procedurale e të qëllimshme, dhuna policore e orkestruar nga lartë është e paraprogramuar.

Kur burokracia vlenë për të gjithë, vetëm për ata e ato lartë jo, dhuna bëhët nevojë për të mbajtur këtë status quo të qëndrueshëm.
Kur dhuna është nevojë, ajo është edhe e arsyeshme e si e tillë mjet i autoritarizmit dhe shtetit policor.

E papranueshme, e dënueshme dhe aq sa këto dyjat e rrezikshme për shtetin dhe zhvillimin e tij është dhuna policore, posaçërisht kur ajo është e orkestruar nga politika dhe me qëllim të përndjekjes politike.

Të ngjashme