Letër të hapur Behgjet Pacollit: Mos u bë viktimë e Isa Mustafes, Listës Serbe dhe delegatëve të degraduar me korrupsion dhe kriminalitet

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 20:50 | Nga Luan Asllan Dibrani

Koha po afrohet e planeve,apeleve  dhe ultimatumeve qe janë dhënë nga opozita në krye me Isa Mustafen, për krijimin e një qeverie  jo shpresëdhënës!

-Populli po përjeton një kaos të stuhishëm dhe të dhimbshëm në përshkallëzime dhe nxitje të akteve konfliktuoze, duke i kaluar caqet dhe kornizat e menaxhimit politik nga partitë e opozitës dhe të pozitës, ku nuk do të dihet përfundimi?.

-Shumë kritika po adresohen mbi pretendimet e krijimit të  kësaj qeverie të iniciuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK- pro një koalicioni të mundshëm me AAK-në, Nismës, partinë Socialdemokrate dhe komunitetet të propozuar e posaçërisht me” Listën Serbska”, dhe ju zoti Behgjet Pacolli qe iu kanë bërë ftesë ti bashkoheni një fatkeqësie të radhës për Kosovën!…

-Ky synim i kësaj qeverie nuk jep argumente të jetë i qëndrueshme në menaxhimin e akterjeve të interesit kombëtar qe e presin Kosovën?Këto vështrime dhe prognoza po epen nga këndi politik, nga analist politikaj dhe vet pakënaqësia e popullit qe ma, po shihet me një sy skeptik, kur Kosovën, po e presin sfida të reja në demin e saj sidomos në“Dialogun me Serbinë”!. Prandaj të bëjë thirrje zoti Behxhet Pacolli, që mos të bëhesh pjesë e së keqës dhe këtij akti te shëmtuar qe po i epet Kosovës përmes Listës Serbsaka te dirigjuar nga Beogradi!!!…

Çështje madhore, siç është Trepça, Liqeni i Gazivodes dhe vlera tjera duhet Kosova t’i mbroj nga pretendimet serbe, prandaj kjo qeveri aktuale qe po krijohet bien ndesh me realitetin kosovar nga e cila po qe i bashkohesh do te viktimizohesh dhe do ta humbësh traditën, zakonin dhe  karakterin qe posedon Gollaku dhe Mareci i yt…

LDK-ja si parti, është dashur reformuar nga përplasjet aktuale qe janë brenda për brenda partisë, jo ta fusin, Zotin Avdullah Hoti ne vallen e një aktori të figuroj (vetëm si kukull i dirigjuar nga të tjerët), ose karshi një opozite të fuqishme  Vetëvendosja, qe po mbetet me të pa drejtë në opozitë, prandaj zoti Behgjet Pacolli, ke rastin qe mos te viktimizosh edhe ti, por prit rrjedhën e ngjarjeve politike të futesh në një parti qe e ka ne krah popullin  në krye me Vetëvendosjen e pse jo edhe me PDK-ne  parti qe ne shpatullat  e veta  i barti sfidat e luftës  nuk hedhet kjo parti për një Hashim Thaq!?.

Për ta irrituar popullin edhe ma shumë është qëndrimi naiv i Isa Mustafes dhe i tjerëve, qe po vrapojnë pas karrigeve duke e harruar Trepçën qe është oksigjeni shpirtëror i Kosovës për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj e ti zoti Behxhet Pacolli, ma se miri e din rrugën dhe prosperitetin ekonomik si dirigjohet dhe menaxhohet. Ti e ke vendin në “Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave”, prandaj mos e bërë një hap të gabuar në këto kohë dramatike të pandemisë nga Corona –virusi, dhe ne sferën politike, qe po e pret Kosovën. Këta delegatë do të mbesin ne oborrin e tradhtisë nëse nënshkruajnë copëtimin e Kosovës, prandaj rri aty ku te kërkon populli e jo Lisat Serbe ne krye me Isa Mustafen dhe delegatët  e degraduar me korrupsion dhe kriminalitet!!!…

Zoti Pacolli iki Qeverisë në  pretendim themelimi,afroju Vetëvendosjes mblidhni forcat mbi interesat kombëtare, leni interesat e juaja personal. Bëhu zëri i parë qe ti bashkosh  Vetëvendosjen dhe PDK-në, së bashku. Po qe e bënë ndërmjetimin  në mes këtyre dy partive do të jesh njeriu ma i çmuar politikisht ne këtë kohë. Besoj se do të kesh përkrahjen edhe nga ne ish të burgosurit politik…  

Ktheni besimin popullit,  nxitne zhvillimin ekonomik mos e zbrazni Kosovën, se një Kosovë e mplakur, nuk mund ti rezistoj as kujt, që ta ruajnë ardhmërinë e vet. Veproni me mençuri se mjaft mbetëm shërbëtor të huaj për interesa e të tjerëve!!!???… Bëhu argat i se mirës, ndiko edhe në deputet tjerë te këtyre partive qe i ka mërsyer, Isa Mustafa!?.

Merr rastin konkret të Vjosa Osmanin me delegat të LDK-së, qe nuk iu bashkuan një akti qe i përngjan ma shumë tradhtisë nga e cila lind pyetja si e ndije veten këta delegat me familjet e  veta qe te rrinë nën një qiell të Kosovës ???….

-Reflektimet dhe pakënaqësia e popullit, po merr dimensione me përmasa të ndryshme nga papunësia, perspektiva ekonomike, korrupsion dhe në fund edhe presioni politik duke marr karakter vetëshkatërrues, prandaj zoti Pacolli afrohu tek populli e jo tek njerëzit qe janë të zhytur në korrupsion, hajni ,kriminalitet dhe të vetë deleguar pa popull!?…

-Zoti Kuti me programin e vet, po e dëshmon një fitore ndaj demagogeve tjerë si deputet, qe Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social. -Albin Kurti,  ka theksuar me mijëra herë, pse barazia e shtetit të Kosovës me të drejta të plota do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje, pse jo edhe me Serbinë! Prandaj ti, zoti Behgjet Pacolli e ke vendin afër Albin Kurtit, e jo afër njerëzve të harxhuar e të degraduar si delegat pa popull e pa vota, me kalim pragu, e pa te?.

Shteti i Kosovës duhet të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë e mos të mbetet poçavër e protagonistëve të Isa Mustafes dhe partive tjera, AAK dhe Nismës qe nuk kanë as kapacitet as dije të përballen me  sfidat qe po presin Kosovën më synim që të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike dhe ndërkombëtare. Prandaj zoti Behxhet Pacolli ta rikujtoj se zëri i yt ishte mjaft  pozitive në sjelljen e shumë njohjeve ndërkombëtare paraprake që i solle Kosovës, por ata ishin qe të përbuzen, të nëpërkëmben, te etiketuan dhe te nënçmuan, prandaj mos u bërë  vegël e as kujt, pos e popullit qe me krenari do të kujtojnë në të ardhmen.

Letër e hapur nga i pa kënaquri Luan Asllan Dibrani, qytetar i kombit shqiptar, veprimtar shumë vjeçar në shërbimin e kauzës sonë për çlirimin e Kosovës, publicist i pavarur,ish i burgosur politik nën pushtimin serb, piktor, anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” dhe në shumë forume tjera.

Të ngjashme