Liderëve të lëvizjeve çlirimtare, në masë të madhe u mungojnë cilësitë demokratike

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 11:45 | Nga Afrim Kasolli

Henry Kissinger-i e ka një përkufizim karakteristik, për liderët e lëvizjeve çlirimtare. Sipas tij, atyre në masë të madhe u mungojnë cilësitë demokratike. Sepse gjatë viteve në mërgim, burg, apo në ilegalitet, ata jetojnë më vizionin e transformimit që do ta bëjnë me të marrë pushtetin.

Po ashtu sensi i rrezikut që i shoqëronte në vazhdimësi, ka ndikuar që ata të operojnë vetëm në rrethe të ngushta të mbyllura.

Nënshtrimi thotë, diplomati amerikan, “rrallë është cilësi e tyre, sepse po të ishte, ata nuk do ishin revolucionarë”.

Mirëpo, problemi është sipas tij, kur vendoset demokracia. Sepse kjo e fundit, është një goditje për vokacionin e tyre politik. Ngase si çdo udhëheqës tjetër edhe ata ky sistem i bënë jo të domosdoshëm.

Ndërkohë, për shkak të mënyrës se si kanë funksionuar para se te vijnë në pushtet, ata e kanë vështirë të shkëputen nga praktikat e mëhershme politike.

Etabalimi i koniuunkturave të mbyllura, marrja e vendimeve në rrethe ngushta, mosbesimit politik ndaj njëri-tjetrit, e karakterizojnë në masë të madhe jetën e tyre politike edhe në kushtet e reja.

Prandaj, thotë H. Kissingeri, shumica prej tyre përfundojnë më pak shokë të kënaqur.

Të ngjashme