Ligji për Zgjedhjet është fondamental për një shoqëri, shtetin ligjor, pluralizmin dhe demokracinë

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 19:50 | Nga Bardhyl Meta

Pra është Fundamental, ngase formëson e përcakton relacionin dhe formën e pjesmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike përmes të drejtës për të zgjedhë dhe për tē qenë i zgjedhur!

“Ligji për Zgjedhjet” … është fondamental për një shoqëri, për sistemin politik, shtetin ligjor, pluralizmin dhe demokracinë.

Pra është Fondamental, ngase formëson e përcakton relacionin dhe formën e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike përmes të drejtës për të zgjedhë dhe për tē qenë i zgjedhur!
Rrjedhimisht, në gjithë botën, Ligjit për Zgjedhjet, i paraprinë një debat shtjerrues – jo vetëm mes Pozitës dhe Opozitës – por debat shtjerrues gjithëpërfshirës me shoqërinë civile, me mediat dhe elitat kulturore e intelektuale e gjithë sdhoqërinë…!

Thjesht dhe ngase, ky Ligj nuk rregullon “vetëm” garën pluraliste mes partive – por përtej saj, definon edhe përgjegjësitë dhe obligimet, të drejtat dhe liritë qytetare – gjegjësisht rregullat dhe formën e pjesëmarrjes së qytetarëve në përzgjedhjen përfaqësuesve të tyre politik, të sistemit zgjedhor dhe organizimit politik, ndërkohë që përtej kësaj, saktëson edhe se cilat janë “siguresat” ligjore që garantojnë pa-cënueshmërinë e pluralizmit dhe Demokracisë në një vend!

Sa i përket Votimit të Mërgatës në Ambasadat dhe Konsullatat tona jashtë vendit ndërkaq, besojë se s’ka dilemë tek asnjë subjekt politik, dhe të gjithë do ta aprovojnë, sapo të arrije në formë të rregullt në Parlament!

P.S. Kur pjesa dërrmuese e Mërgatës të ketë Votuar herën e ardhshme në Ambasadat tona, rezultatet do t’jenë befasuese, veçanërisht, për subjektin i cili po shpreson të korr atje fitore të madhe.
Kjo ngase deri më tani – për shkak të procedurave të ndërlikuara administrative – ka votuar vetëm një strukturë dhe shtresë e vogël, kryesisht ajo më e shkathëta ne PC, Internet dhe çështje administrate.
Pjesa tjetër, siç flasin shifrat e pjesëmarrjes, pra 70%, s’kan marr pjesë, kryesisht, për arsyet që përmenda.

Të ngjashme