Militantët nuk e kuptojnë politikën (dhe as këtë status)

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 23:02 | Nga Driton Smakaj

Militantët në parim nuk e kuptojnë politikën, e shumë më pak i kuptojnë politikanët.

Populli në masë janë shumë më larg kuptimit të politikës karrshi militantëve dhe disa analistëve që zhurmojnë banalisht nëpër studjo televizive. Prandaj më shumë se gjysma nuk votojnë. Nuk i hanë përrallat pa kripë.

Militantët janë 100% të bindur që lideri i partisë së tyre gjithçka bën veç për ATDHEUN dhe nuk ka kurfarë interesi tjetër krahas politikës. Të tillë ishin militantët e Presidentit Trump, ata vërtetë besojnë që Trump do ta bënte Amerikën ‘Great Again’. 😁

Paralele të njëjtë mund të tërheqim me militantët e partive në Kosovë. Bile janë edhe më të larë në tru, të terur e të tharë 😁

Po marr një shembull hipotetik; nëse Parlamenti do të nxjerrte një ligj që buxheti i vendit do të menaxhohej në tërësi nga një Agjenci e Pavarur jashtë qeverisë, dhe se Qeveria e vendit do të kishte rol vetëm të ofronte planin e zhvillimit të vendit, dhe se ministrat do të paguheshin me pagë pa pasur të drejtë të menaxhojnë me buxhetin, pa qenë pjesë e prokurimit, atëherë ju garantoj me jetë, kokën në cung e qes që këta politikanët e juaj do të bënin çdo gjë që të arrinin me u ba shef i Agjencisë së Pavarur. Do të bënin çdo gjë që të arrinin me menaxhue me Buxhetin, e fare nuk do u interesonte vota e popullit.

Prandaj, mos e harroni këtë që e ka e thënë burrështetasi anglez Winston Churchill: “Politika nuk është lojë, është një biznes fitimprurës”.

Sa më të vetëdijshëm që bëhen qytetarët, aq më shumë kanë frikë politikanët nga vota e popullit.

Qetësohuni, pini çaj mirë e kur të vij dita, shkoni e votoni. Pra mos e qit votën me emocion. Lyp fakte, jo fjalë boshe.

P.S.
Nuk pres që militantët e kuptojnë këtë status 😁

Të ngjashme