Një qeveri të tillë nuk e ka merituar Kosova…

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 16:48 | Nga Sali Rexhaj

Ekonomia është në kolaps, ndërsa çmimet kanë arritur përmasa astronomike. Bisedimet me Serbi për një marrëveshje përfundimtare janë bllokuar me fajin e Qeverisë Kurti 2, dhe BE-ja ka hequr dorë nga kjo punë.

Serbia permes Besnik Bislimit arriti qe ta barazojë luften e UÇK-es per liri me luften pushtuese te ushtrise se Millosheviqit, si dhe ta rikthejë UNMIK-un e KFOR-in ne Veri, ne gjendje para shpalljes se pavaresise.

Çështja e te zhdukurve me te cilen u manipulua shume mori fund, pasi Besnik Bislimi ne emer te qeverise Kurti 2 e nenshkrij nje marreveshje me Serbi ne te cilen thuhet decidivishte se pa u hape arkivat e UÇK-es nuk i gjene as Serbia shqiptaret e zhdukur gjate luftes.

Arsimi e shendetesia jane ne kolaps. Qeveria ka zgjedhe rrugen e konfrontimit e kapjes se sindikatave, vetem eshte qeshtje ditesh kur do te mbyllen shkollat e spitalet.

Tentimi per ta kape drejtesine u refuzua me sukses deri tani, po qeveria nuk do te heqe dore nga ky qellim. Ne krye te ministrise se drejtesise eshte sjelle nje grua gjysemanalfabete e cile ka rene nga 7-8 here ne nje provim dhe ka krye vepra penale e afera te renda, madje edhe me organizata droge e terroriste.

Mediat e pavarura sulmohen çdo dite, njejte si bisneset private dhe opozita. Per çdo deshtim te kesaj qeverie kerkohen arsyetimet ne te kaluaren.

Bordet jane mbushe me vellezer e motra, teze e halla, axhallar e militant analfabet, te cilet u sollen aty vetem per paga.

Edhe Qeveria eshte mbushe me plot praktikanta, disa lidhje nuk kan me punet e tyre, merren me mesele e perralla. Dalin shume qesharak para qytetareve.

Politika e jashtem eshte katastrofe. U soll nga Gjermania nje grua e frustruar e cila pos nje shkolle per flaute ne Shqiperine e Enver Hoxhes, nuk ka arsim tjeter dhe lidhje nuk ka me diplomaci. Çdo veprim apo fjale e thene eshte deshtim dhe i percjelle me gafe. Nuk i njeh as flamujt e shteteve e organizatave nderkombetare, nuk din se ku gjenden shtetet e ndryshme. E ngaterron Lituanine me Ukrainen. Detin e Zi e ngaterron me ate te Baltikut. Shumica e ambasadave jane thuaja se te mbyllura.

Ministrin e mbrojtjes e udheheqe nje ushtar norvegjez i cili ka problem me fole shqip. Thuhet se i ka ndihmuar Kurtit e familjes se tije ne Osllo. Shkoj aq large sa tentoj qe automjete e FSK ti ngjyrose te kaltra per ti derguar ne Veri, pune te cilen e ka bere gjate luftes ne Kosove Millosheviqi.

Ndersa pasi deshtoj shendetesia ku vdiqen njerez kot dhe populli e perzuri ne shtepi ish-ministrin Arben Vitia, e sollen nje pensionist nga Amerika. Pas Vitit te Ri i ndegjoheh krisma kur do te rishperthej pandemia ne mungese te masave adekuate nga qeveria.

Amerika eshte perjashtuar nga Kosova, u refuzua projekti strategjik i gazit duke i hape rruge Rusise ne Ballkan. Vet kryeministrit Kurti nuk i dha vize SHBA per te udhetuar atje as pas nje viti ne pushtet.

Te gjitha vendimet e Gjykates Kushtetuese jane bllokuar, sidomos ato qe kan te bejne me te drejtat e serbeve, prona e te drejta kombetare. Serbeve ne Veri ne vend te dialogut ju dergua Njesiti i Policise Speciale me qka u rrezikua siguria e Kosoves dhe e SHBA, vetem per ta shpetuar Agim Paçurrken e Mytaher Haskuken nga humbja ne zgjedhje lokale.

Sa i perket „bashkimit kombetar“ me te cilin jan mashtruar analfabetet industrial, kurre nuk kan qene raportet me keq ne mes te dy shteteve tona. Si ne kohen e Enverit e Titos. Kurti mori pjese ne zgjedhje atje me Vv dhe u refuzua me plebishit, nuk i fitoj me shume se 0.5% te votave.

Ende pa filluar dimeri, nuk ka rryme as nxemje, populli gjendet para nje katastrofe humanitare, ndersa Kurti e Sherifja-noterja e tije private, ushqehen me levrek e byfteka dhe pine verera te shtrenjeta italiane, e rrejne se po ngrohen me batania.

Por shpresa ende nuk ka vdeke. Perkundrazi, ne zgjedhjet lokale Vv doli e fundit. Po mos te ishin disa gabime te lidereve te opozites, sidomis ne Gjilan e Podujeve, Vv do ta fitonte vetem Shtimen. Goditja me e madhe Vv i erdhi me humbje te Prishtines. Vetem pef 6 muaj qeverisje te keqe, pesoj renje me mbi 80% te votave.

Nese kjo qeveti nuk e ngre vet flamurin e bardhe dhe me ike ne shtepi, shpejte to te bie ne kokerr te shpindes. Nje qeveri amatoresh, arrogantesh e praktikantesh, rrencash e mashtruesve ordiner, antidemokratike e antiperendimore, sidomos antiamerikane nuk e ka jeten e gjate ne Kosove.

Nje qeveri te tille nuk e ka merituar Kosova as shtetet tona mike. Kesaj qeverie dhe mbetjes se saje ne pushtet i gezohet vetem Serbia. Pasojat e veprimeve te saje do te jene katastrofale dhe me deme afatgjate. Do te kerkohet kohe e gjate, nje dakade me se paku, qe qeveria e ardheshme ne bashkepunim me shtetet mike per ti sanuar keto deshtime.

Të ngjashme