Pak orë na ndajnë nga dështimi i “koalicionit të shpresës”

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 16:00 | Nga Bujar Cakolli

Pak orë na ndajnë nga dështimi i “koalicionit të shpresës”. Ndërkohë, ju mos harroni t’ju bini tenxhereve, kusijave e sahanave!

Pas rënies, si gjithmonë, Albini do të organizoj një konference online për t’i qetësuar militantët duke u thënë:

“Unë nuk kam dështuar. Vetëm kam zbuluar 10,000 mënyra të cilat nuk kanë pasur sukses’’.

Duartrokitjet e “ushtrisë online” së Albinit do të zgjasin pa mbarim duke thënë “uaaa a e pat sa i mençur lideri ynë?!

E me siguri profesori i filozofisë Blerim Latifi, do të reagonte duke ia përkujtuar, se kjo thënie nuk është e Albinit, por e Thomas Edisonit.

E më pastaj siç e do rregulli, “ushtria online” e Albinit do vihej në sulm ndaj Blerimit dhe gjithë atyre që nuk mendojnë si ata!

Të ngjashme