Pasi të harxhohen 100 milionët e subvencioneve, çmimet e rritura të rrymës do të na mbesin

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

100 MILION € nga taksat tona per me e zbute rritjen e çmimit te energjise elektrike.

Keto mjete do te harxhohen, ndersa çmime e reja te rritura per kWh do te na mbesin.

Faturat e shkurtit dhe marsit do jene traumatike, te prillit me pak, ndersa sezona e veres do do te na duket dhurate nga Qeveria e Kosoves ne bashkepunim me KEDS.

Deri ne dimrin tjeter ndoshta perseri Qeveria i shpenzon edhe 100 MILION € te tjera, ndoshta edhe me shume. Krejt keto nga taksat tona per me na zbut dhimbjen e faturave te vjeshtes e dimrit 2022/23.

Ajo cka duhet kuptuar eshte se qytetaret e shtreses se mesme po goditen trefish keto muajt e fundit:

  1. Me “subvencione” (lexo: taksa) qeveria zbut/fsheh rritjen reale te cmimit te kWh per rryme;
  2. Çmimi per kWh rritet me % serioze dhene fund te muajit shkurt kete do ta shohim te gjithe ne faturat tona te leshura nga KEDS;
  3. Shtrenjtimi /inflacioni/ i çmimeve ne te gjitha produktet ka muaj qe nuk ka te ndalun.

Per fund per asnjeren nuk eshte pergjegjese qeveria, keta jane thjeshte spektator ne stilin e BIG BROTHER. Ne rastin me te mire jane shpenzues te dobet te taksave tona, por asesi nuk jane akter e ndikues ne ngritje te mireqenies dhe luftues kunder pabarazise e diskriminimit.

Të ngjashme