Smaka: Pensionistët kosovarë, jetimë e pa qeveri

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 15:23 | Nga Riza Smaka

Në shtetet e së drejtës të demokrateve parlamentare, qeveria e vendit , kryesisht, është ekzekutivi i akteve juridike të përgjithshme (kushtetutës , akteve ligjore, akteve nënligjore) në funksion të implementimit, përmbushjes , materializimit, realizimit të të drejtave të qytetarëve të vetë!

Madje në këtë funksion (sikundër është përcaktuar edhe me nenin 93 të Kushtetutës së R. të Kosovës) ekzekutivi ndërmerre të gjitha masat, aktet e veprimet legale.

Në rast të dështimit në këtë plan dhe drejtim, qeveria e shtetit të së të drejtës , së-pakut, legjislativit represivet do t’i ofronte dorëheqje të parevokueshme .

Ndryshe, edhe pa ofertën e tillë, legjislativi përkatës, konform me kushtetutën , qeverinë deshtake të tillë do ta shkarkonte nga funksioni i ekzekutivit!

Në vendin tonë, së-pakut jo deri tani, një gjë e tillë nuk ka ndodhë ,madje ,edhe kur kur Qeveria e Kosovës, explicite , në dëmin e 61 705 qytetarëve- pensionistë të vetë , me indiferencë të paparë neglizhon dispozitat e n. 22 par. 1 , 93 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës!

Disa pensionistë , pa ndihmë minimale qeveritare, në harxhime të veta, pa ndihmë institucionale as juridike, të drejtën themelore në pension e të abroguara arbitrarisht nga autoritetet serbe , e kanë fituar në Gjykatën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut, në një anë , por realizimi i shumave pension-ale padrejtësisht të mohuara ,është ca më i ndërlikuar , kërkon kohë , mund dhe durim, në anën tjetër!

Cila do qeveri e cilit do shtet të së drejtës, pos asaj të vendit tonë , në situatë të tillë do të mobilizohej me përkushtim dhe do të vihej në dispozicion të qytetarëve të vetë për të ju mundësuar realizimin e të drejtave themelore pension-ale të tyre!

Përderisa qytetarët kosovarë gjatë periudhës historike kritike 1989 – 1999 ishin jetim të pa qeveri dhe institucione të veta, aktualisht, mbi 60 000 pensionistë kosovarë , përkitazi me indolencën, indiferencë, dhe impotencën qeveritare , aktualisht janë jetimë, bonjakë edhe pse kanë qeveri ( të tillë).

Pra dikur jetim të pa qeveri e tani jetimë me qeveri!

Violenca arbitrare e shtetit serb në dëmin e pensionistëve , kryesisht, shqiptarë të Kosovës

Shteti serb, pos diskriminimeve antishqiptare të rënda , të ndryshme e të shumta, veçanërisht të ushtruara brutalisht në Kosovë gjatë periudhës 1989 – 1999, në vitin 1999, pensionistëve kosovarë kryesisht shqiptarë , arbitrarisht dhe me arrogancë violente, pa asnjë farë procedure ligjore , ua ka pas abroguar pagesat e pensioneve të cilat ishin në realizim .

Shteti serb , në atë mënyrë , në demin e pensionistëve kosovarë , e ka pas cenuar

– të drejtën e fituar ( Acquired Rights),

– ligjin material dhe ligjin formal në aplikim si dhe

– Konventën e EU-së për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut tok me protokollet e saj.

Në këtë kontekst, vlen të theksohet se , kjo Konventë , konform me nenin

22 të Kushtetutës së RK-së , në vendin tonë aplikohet drejtpërdrejtë!

Abrogimi i pensioneve në fjalë nuk ka qenë berë në procedurën e përcaktuar me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative ( Lex Generalis) as me Ligjin për Pensionet ( Lex Specialis) ,po-ashtu në aplikim.

Pensionistëve kosovarë , për abrogimin e pagesave vijuese të pensioneve , nuk u kanë qenë dhëne aktvendime shkrimore konform me ligjin aplikativ pra, as informimi profesional për aktin arbitrar të tillë dhe pashmangshëm as udhëzimi juridik referuar të drejtës themelore në pension, qe kurdoherë duhet ( Ius Imperativum) të figurojë në çdo aktvendim përkatësisht aktgjykim !

Qeveria e Kosovës , indiferente dhe shpërfillëse!

Në skopin e autorizimeve dhe obligimeve të Qeverisë së RK-së, të përcaktuara me dispozitën e nenit 93 të Kushtetutës së RK-së , nder të tjera, theksohet se ajo ,

– miraton vendime, akte juridike të nevojshme për zbatimin e ligjeve ,

– udhëzon dhe mbikëqyrë punën e organeve të administratës ,

– udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike si dhe

– ushtron veprime tjera në funksion të zbatimit të Kushtetutës dhe të akteve juridike të

miratuara në implementim të saj!

Në kontekstin e de-privimit arbitrar të të drejtave pension-ale përkatësisht të të drejtave themelore vitale e sensitive të cirka qindra mia qytetarëve kosovarë, më parë të imponuara padrejtësisht nga shteti serb, Qeveria e RK-së , si ekzekutiv i vendit, do t’ishte dashtë dhe , duhet ( Ius Imperativum) qe konform me autorizimet dhe obligimet kushtetutare të sipër-theksuara, në favorin e rivendosjes legale të pagesave të pensioneve , të ndërmerrte dhe imediatisht të ndërmerr masa dhe veprime politike e juridike në dimensionin ndërkombëtar e vendor.

Në kompleksin e rrethanave të këtilla , padyshim, çdo qeveri e cilit do shtet të së drejtës , nder të tjera , do të obligonte eventualisht do të themelonte institucion publik special për ndërmarrje të masave dhe veprimeve në funksion të realizimit të drejtave të pensionistëve përkatësisht qytetarëve të vetë të nëpërkëmbur , të neglizhuar dhe të privuar nga të drejtat jetësore të garantuara me të drejtën vendore ( Ligji për Pensionet) si dhe me të drejtën ndërkombëtare të sanksionuar edhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut!

Për të qenë ironia sarkastike e bizare edhe më evidente, Qeveria e RK-së, deri tani, virtualisht jo qe nuk ka bër, së pakut diç, përkundrazi në këtë drejtim ishte dhe mbeti indiferente, indolente, impotente dhe krejtësisht e papërgjegjshme moralisht ,politikisht dhe juridikisht!

Pensionistët shqiptarë kosovarë , jetimë , të pa Qeveri as mbështetje institucionale!

Pensionistëve kosovarë, kryesisht , shqiptarë, autoritetet serbe , në vitin 1999, pa administruar procedurë administrative , pra, pa aktvendime, pa arsyetime dhe pa udhëzime juridike dhe duke jua nëpërkëmbur të drejtën e fituar , të njejtëve, arbitrarisht jua ka pasë abroguar të drejtën themelore , pagesat e pensioneve të fituara konform me ligjin dhe në procedurë ligjore!

Aktin arbitrar të tillë edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, me aktgjykim , të datës 27 mars 2012 e me disa aktgjykime në vijim, e ka pasë cilësuar antiligjor dhe, me të njëjtin, e ka pasë obliguar shtetin serb për të ju paguar pensionet e abroguara shfrytëzuesve të tyre nisë nga viti 1999 tok me kompensimet e harxhimeve për procedurë tok me reimbursimet e dëmeve morale për shkak të vuajtjeve shpirtërore.

Konkretisht ajo Gjykatë , ka konstatuar se ndërprerja arbitrare e pagesave të pensioneve të paditësve Grudiq,është shkelje e nenit 1 të Protokolit të Konventës së EU-së për të Drejtat e Njeriut e cila duhet të evitohet nëpërmjet resto-rimit të pagesave të pensioneve legale nga dita e abrogimit e tutje tok me shpenzimet procedurore dhe reimbursimet për dëmtime morale! Ajo Gjykatë , shtetin serb e ka obliguar për tua paguar pensionet paditësve Grudiq nga data 15. 02. 1999 – 01. 07. 2002! Gjykata e ka obliguar Komitetin e Ministrave të Këshillit të EU-së për të siguruar ekzekutimin e aktgjykimit të saj!

Benefitium Cohaesionis

Kur disa entitete natyrale apo legale kanë status juridik të njejt e ,autoriteti pushtetar jua cenon ndonjë të drejtë dhe, të zëmë, vetëm një entitet në fjalë nisë procedurë dhe në të e fiton rastin juridik , rasti juridik i tillë vlen sa për palën në procedurë aq edhe për të gjitha entitetet ( subjektet, personat) tjera!

Konform me këtë parim juridik të mirënjohur në teori dhe në praktikë, rastin gjyqësor të fituar të paditësve Grudiq e më pastaj edhe të Shaban Kelmendit eventualisht edhe të ndonjë entitetit tjetër, është e drejtë themelore e të gjithë pensionistëve kosovarë e matej për të marrë pensionet mujore nisë nga 15 . 02. 1999 – 01. 07. 2002 në një anë dhe është obligim peremptor i shtetit serb qe të njëjtëve tua paguajë pensionet mujore të abroguara padrejtësisht tok me shumat e harxhimeve procedurale dhe të dëmtimeve morale, në anën tjetër.

Qeveria e cilit do shtet të së drejtës , në situata juridike e faktike të tilla , do të ndërmerrte masa politike e juridike adapto në dobinë e qytetarëve të vet në këtë rast të pensionistëve të vetë .

Ndërkaq Qeveria e Kosovës , krejtësisht e papërgjegjshme ndaj obligimeve kushtetuta-re të përcaktuara edhe me n. 93 e 94, deri sot, praktikisht , në vend të angazhimit të devotshëm , nuk ka ndërmarrë asgjë në funksion të realizimit të të drejtave themelore pension-ale të 61 705 qytetarëve përkatësisht pensionistëve kosovarë të shkelura arbitrarisht nga shteti serb e të konfirmuara afirmatives edhe nga autoriteti gjyqësor ndërkombëtar!

Të dhëna faktike

Në vendin tonë janë 61 705 pensionistë ,kryesisht, shqiptarë, të cilët kanë të drejtë në pensionet mujore padrejtësisht të abroguara gjatë periudhës 15 shkurt 1999 – 01 .07. 2002 të fituara konform me ligjin në fuqi dhe në procedurë ligjore ( të drejta të fituara).

Secilit pensionist , mesatarisht , për periudhën e sipërthënë, i takon shuma prej 33 150 EU me 7000 EU për rimbursimin e dëmit moral dhe 3000 EU për kompensimin e harxhimeve procedurale ose përgjithësisht 43 150 EU.

Sipas qëndrimit dhe pikëpamjes juridike të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të shprehur na aktgjykime konkrete të saj, Komitetit të Ministrave të Këshillit të EU-së, Avokatit të Popullit të Kosovës – n. 132 i Kushtetutës së RK-së, Avokatit të Popullit të shtetit serb si dhe të profesionistëve për çështjet pension-ale, pensionistëve kosovarë, shteti serb duhet tua paguajë :

– për çdo pensionist , EU 33 150 e për 61 705 pensionistë shumën e përgjithshme prej EU 2 045 520 570

– për një pensionist EU 7000 për zhdëmtim moral e për 61 705 pensionistë shumën prej EU 431 935 000

– për një pensionist EU 3000 për kompensimin e harxhimeve në procedurë përkatësisht për 61 705,00 shumën prej 185 115 000.

– Borxhi total i shtetit serb ndaj 61 705 pensionistëve kosovarë, për pensionet e abroguara arbitrarisht, dëmtimet morale dhe harxhimet proceduralo, konsiston në shumën e përgjithshme prej EU 2 662 570 570,00.

Përfundime

Autoritetet serbe , gjatë zbatimit të politikave shtetërore antishqiptare , nder të tjera, arbitrarisht , pa përfillë procedurë ligjore e së andejmi pa aktvendim , pa arsyetim dhe pa informim juridik për palët laike, në vitin 1999 ia ka ndaluar pagesat e pensioneve të 61 705 qytetarëve kosovarë kryesisht shqiptarë! Në Atë rast dhe mënyrë, autoritetet serbe nuk e kanë përfillë as të drejtën themelore të fituar të pensionistëve e cila në shtete e së drejtës është garantuar për aq sa është fituar në procedurë dhe bazë ligjore qe ishte rasti i qytetarëve në fjalë.

Autoritete serbe , për të qenë ironia sarkastike e bizare , në një anë , theksojnë se qytetarët kosovarë janë qytetarë të shtetit serb , por , kur referenca ishte dhe është për të drejtat themelore të fituara legalisht të pensionistëve kosovarë përkatësisht shqiptarë, të njëjtëve, me arrogancë të paparë dhe me arbitrarizëm antiligjor ,ato të drejta jua mohon, në anën tjetër.

Pos shkeljeve ligjore të rënda të numëruara më sipër, autoritetet serbe kanë bërë dhe bëjnë shkelje ligjore edhe më brutale , në baza nacionale , ashtu qe, pensionistëve kosovarë të kombit serb nuk jua ka abroguar pensionet dot dhe, për dallim nga pensionistëve kosovarë shqiptarë , të njëjtëve rrjedhimisht jua paguan pensionet e fituara ligësisht!

Shkeljet flagrante të Ligjit për Pensionet, Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të drejtës së fituar, të drejtës për informim , të drejtës për udhëzim dhe ndihmë juridike si dhe të diskriminimit nacional, të shkaktuara nga autoritetet serbe nëpërmjet abrogimit arbitrar të pensioneve të dhjetëra mia shfrytëzuesve të tyre, janë evidente, të pakontestuara dhe të konfirmuara nga institucioni gjyqësor ndërkombëtar kompetent, avokati i popullit të shtetit serb, avokati i popullit të shtetit kosovar si dhe nga profesionistët për çështje pension-ale.

Qeveria e RK-së , për dallim nga pasiviteti, indiferenca dhe indolenca e saj e deritashme, kërkohet të veprojë aktivisht , me përkushtim dhe konform me n. 92 dhe 93 të Kushtetutës . Ajo kërkohet qe t’i kompletojë lëndët e 61 705 pensionistëve , t’i kryejë të gjitha punët administrative në favorin e mbi 60 000 qytetarëve të vetë të nëpërkëmbur, çështjen e pagesave të pensioneve arbitrarisht të abroguara nga viti 1999 – 2002 të aktualizojë në instancat dhe institucionet ndërkombëtare dhe njëjtën të para-kushtëzojë me procesin vijues të negociatave kosovare- serbe dhe të sigurojë pagesën e pensioneve të abroguara padrejtësisht!

Shuma prej EU 2 662 570,570,00 konsiston në borxhin e shtetit serb ndaj 61 705 pensionistëve kosovarë dhe ajo duhet të depozitohet nergut për likuidimin e pensioneve arbitrarisht por kurrsesi nuk janë borxh ndaj shtetit të Kosovës ndaj nuk lejohet të paguhet në konton buxhetore përkatësisht shtetërore.

Çështja e pensioneve të qytetarëve kosovarë kryesisht shqiptarë ,të abroguara arbitrarisht nga autoritetet serbe, nuk duhet të kërkohet të vihet në tryezën e negociatave kosovare – serbe , nga se nuk është temë ndërshtetërore, përkundrazi është obligim peremptor i shtetit serb ndaj 61 705 pensionistëve kosovarë ,i konfirmuar si i tillë me aktgjykim të Gjykatës së EU-së për të Drejtat e Njeriut.

Kur është çështja e të drejtave të konfirmuara me aktgjykim nuk ka vend as nevojë për negociatime, dialog-ime, bisedime por për kërkim të ekzekutimit të pa asnjë farë parakushti të obligimeve qe rezultojnë nga aktin gjyqësor të caktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme