Politika, dyshimi apo kreacioni

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 13:40 | Nga Bahri Bivolaku

Qytetarët vërtetë janë ngopur nga opinionet dyshuese që shohin vetëm zi dhe nuk e di se cili do të jetë efekti i tyre. Një është e qartë, lodhja nga gjendja e tillë, ku qytetari braktis çdo gjë edhe atë që ngrit dyshime, por edhe atë që bënë pak e që dyshimet e tilla nuk i argumenton se janë dyshime të pabazuara.

“Dyshimi është mjegull që i mbulon shpesh pamjet e bukura” thotë një thënie e mençur dhe me autor anonim, e cila më së shumti i shkon përshtati opinioneve të ngritura, por që ishin karakteristikë e veçuar e vitit që kaluam. Vërtetë kishte shumë dyshime dhe për gjithçka, madje edhe u bë modë nëpër disa nga mediat që t’iu lë hapësirë të madhe opinionistëve për të ndritur “të vërtetat” e tyre gjithmonë duke u bazuar në dyshime. Edhe politikanët nuk mbetën borxh në këtë mes dhe ngritën kauza mbi dyshime. Mbase vitin që shkoi mund ta shpallim lirisht si vit të dyshimit në gjithçka dhe për gjithçka. Kur dyshimi na mjegullon mendjen, vërtetë ne të gjithë nuk arrimë t’i shohim edhe pamjet e bukura.
Qytetarët vërtetë janë ngopur nga opinionet dyshuese që shohin vetëm zi dhe nuk e di se cili do të jetë efekti i tyre. Një është e qartë, lodhja nga gjendja e tillë, ku qytetari braktis çdo gjë edhe atë që ngrit dyshime, por edhe atë që bënë pak e që dyshimet e tilla nuk i argumenton se janë dyshime të pabazuara. Shpresoj që barra e këtij mesviti t’i ketë mbuluar marrëzitë e vitit të kaluar dhe kthjellë mendjet për të menduar e vepruar politikisht. Nëse dikush mendon se nga dyshimet me gjendjen e krijuar, vendi ynë u “shit” nga “tradhëtarët” tek Serbia, a kam të drejtë edhe unë të dyshoj se ai dyshim nëse arrinë të shndërrohet në kauzë politike dhe pozicion politik i Kosovës karshi pakicës serbe dhe qëndrimit ndërkombëtar, ndanë vendin tim përgjysëm, gjysma mund t’i bashkohet një shteti fqinjë, ndërsa gjysma tjetër tjetrit.

Thonë se atje ku hyn ambicia, atje nuk ka vend çiltërsia. Në qëndrimet e opozitës ka dalë në sipërfaqe ambicia për pushtet dhe tashmë hudhet kauza e tyre e ngritur nga dyshimet dhe del kauza e rrëzimit të Qeverisë përmes çdo forme.

Nuk duhet të mungoj vullneti politik i dëgjimit për t’u kuptuar

Në Kosovë, në jetën politike të saj, ka kohë që mungon dëgjimi empatik apo thënë më kuptueshëm dëgjimi me qëllim për t’u kuptuar. Mungesa e tillë ka nxjerrë në sipërfaqe zhurmën si mjet imponues të komunikimit të përcjellur edhe me veprime jodemokratike. Padyshim që zhurma apo britmat nuk e tregojnë vërtetësinë për çështjen e ngritur, madje shpeshëherë mund të konsiderohen edhe si improvizim apo mungesë e dijes që çështjet e ngritura të faktohen në argument dhe që të luftohet në kuadër të rregullave sistemore të demokracisë. Qytetarët e vendit mbase janë lodhur nga kjo gjendje e krijuar nga politika e tillë, e cila mbase ka harruar racionalitetin dhe arsyen. Kur flet pozita, mungon dëgjimi për ta kuptuar nga opozita. Kur flet opozita, nuk dëgjohet nga pozita me synim për ta kuptuar dhe nuk e kam të qartë se cili është shpërblimi nga ky mosbashkëveprim. Në këtë mes ka krizë të arsyes.
Mungesa e dëgjimit për t’u kuptuar në mes të liderëve politik, si duket është produkt i një zemërimi të mëhershëm dhe se tejkalimi i tij mbase po duket të jetë i vështirë. Të bërit politikë veshur me petkun e zemërimit, është e pamundur dhe të tillët në mendje do të jenë të robëruar, apo jo të lirë. Zemërimi është më shumë tipar i fëmiut të sëmurë, i cili vazhdimisht qanë dhe përmes të qarit kërkon diçka për të realizuar. Mendoj që aktualisht politika në Kosovë, e udhëhequr nga zemërimi, i ngjason këtij fëmiu të sëmurë e i cili edhe kur të shërohet vazhdon të qaj e përmes të qarit vazhdon të kërkoj e kërkoj. Mungesa e dëgjimit empatik në politikën tonë ka prodhuar edhe një gjuhë komunikuese nga distanca jo me qëllimin që konkurrenca ta kuptoj përmes dëgjimit, por që e vërteta e nxjerrë nga ta, të depërtoj tek qytetari. Kjo e bënë të qartë pozicionin e tillë politik, e cila i ngjason një fushate paraelektorale. Jemi lodhur nga gjuha e tillë e të mençurit thonë se gjuha që nuk ndëshkohet në mëngjes, do të ndëshkohet në mbrëmje. Një gjë e kam të qartë se vendit tonë si pasojë e mosveprimeve politike të duhura në kohën e duhur iu la një elefant, të cilin duhet ushqyer. Politika nga mungesa e dëgjimit për t’u kuptuar ndër vete, jo që nuk do arrijë që elefantin ta çoj diku tjetër, por mbase do t’ia bëjë edhe një vëlla apo motër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme