Precedenti pozitiv i Gjykatës Kushtetuese dhe disiplinimi i politikës

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 20:35 | Nga Hisen Berisha

Periudha pas mocionin të mosbesimit dhe shkarkimi i qeverisë Kurti, krijoi shqetësim filozofik mbi tendencat se kah po e orienton Albini LVV dhe mund të konstatohej se: kërcënimi për gjakderdhje nga eksponentet dhe anëtare të rëndësishem të LVV përfshi rrethanën Agim Veliu, përkrahja që i vinte nga jasht, sidomos nga Zonja Von Cramon dhe qeverija e Francës edhe e Gjermanisë, çojnë direkt deri tek krijimi i shumë presedanëve si zëvëndësimin i kabinetit Hoti dhe veçanërisht Albini po krijonte predispozita për ta krijuar një “qeveri paralele” dhe se ai do mundohej që kjo qeveri në stilin e përafërt me të Lulzim Bashes në Tiranë, do të tentonte të imponohej përmes ndikimit që e majta europjane ka në diplomacinë botërore.

Por çka ndryshoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Zonja Von Kramon, pas vendimit të kushtetuesës deklaroi hapur se, “të gjithë duhet respektuar vendimin e gjykates dhe duhet të përmbahen dhe qëndrojnë largë dhunës”. Këto deklarata, janë pasuar nga krejtë faktorët relevant të politikës ndërkombëtare të involvuar në çështjen e Kosovës.
Kështu që LVV-së i mbeti të gjëj metoda të “revolucioneve të vonuara demokratike” për të bërë politikën kundërshtuese, gjë që e pres që Albini edhe më tej duke mbetur jashtë kuvendit do të krijoj kabinetin në selinë e partisë dhe do tentoj ta bllokojë punën e qeverisë dhe kuvendit përmes të gjitha mundesive që i jipen, në menyrë që sa më shpejte të bindë botën dhe shqiptarët se edhe kjo qeveri po deshton në vendimmarrjet e rëndësishme dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Pra edhe më tutje jam i mendimit se, jo përmes revoltave me “gjakderdhje”, Albini ka me e përmbysë qeverinë Hoti!

Precedenti pozitiv juridik i Gjykatës Kushtetuese

LVV, gjatë qeverisjes së Republikës së Kosovës, dy herë kishte shkelur Kushtetutën, me vendimet e kufizimit te të drejtave të lëvizjes së lirë të shtetasve të saj, ndërsa në kontestim me dekretin presidencial, LVV e dërgoi në kushtetuese atë, jo për të fituar ndaj dekretit por për të fituar kundër Gjykates kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të i mbivendosej.

Ndërsa vendimi i Gjykatës, në pikpamjen time është presedan në kontekstin pozitiv, ngase partinë e LVV, arriti ta disciplinojë dhe ta detyrojë që nga një lëvizje anarkiste-neokomuniste me zëdhënësa kontravers (siç i kujtojmë thirrjet e Agim Bahtirit, Avokatit Tomë Gashi, deklarimet publike e zyrtare të lidershipit drejtues të subjektit dhe në qeveri, etj) që me fjalor nxitës, po tentonin ti shtynin qytetarët në përplasje civile e gjakderdhje.

Mençuria dhe arsyetimi i Gjykatës duke mos lënë asnjë hapësirë për dykuptimësi, preciziteti i lartë në interpretimin juridk dhe fryma shtetërore e një Republike parlamantare u vulos përmes vendimit të saj dhe në këtë konstelacion, ky vendim përbën presedanin pozitiv juridik në praktikat e gjykatave kushtetuese në botë, për çka duhen përgëzuar Gjyqtarët e saj, si gardianët e Republikës së Kosovës jo vetem në ketë rastë.

Me ketë do vendosën norma të sjelljes me kulturë instituciinale dhe shtet’formuese, nuk do të lejohet më vendosja e hexhemonisë personale apo konjukturale të asnjë individi, subjekti apo grupimi pilitik.

Të fituarit e zgjedhjeve, apo qënia parti e parë, nuk do të thot mbivendosje ndaj kushtetuetshmërisë në aspektin procedural ligjor dhe të funksionimit të institucioneve shtetrore.
Praktika, sfidon teoritë, sado të avancuara të jenë si doktrina zhvillimore.
Ndaj Gjykata kushtetuese tashmë e ka intensifikuar rolin e sajë juridik, si gardiane e kushtetuetshmërisë dhe demokracisë parlamentare në vendin tonë.

Pritjet nga Qeveria Hoti

Qeveria Hoti, i mori votat indikative, të nevojshme për fillimin e mandatit dhe sot formalisht filloi punën. Zoteri Hotin në memorien weverisëse, kujtohet si Ministrin që vuri diciplinen financiare gjatë qeverisjes Mustafa/Thaçi.

Ai, paraqiti katër objektiva parësore të qeverisë:

  1. Pandeminë e cila po vazhdon;
  2. Ringritjen ekenomike post pandemi;
  3. Reformen elektorale dhe reformen në drejtësi; dhe
  4. Bisedimet me Serbinë.

A do t’i arrijë objektivat dhe sa përballon kjo qeveri?

Së pari, veshtirësi më të madhe se pandemia, korrupsioni dhe opozitarizmi i Albinit, duhet parë situaten në të cilën aktualisht ndodhet Amerika.
Kriza politike dhe e sigurisë që po kalon SHBA paraqet krizë të madhe edhe në Republiken e Kosovës. Kjo e vështirëson fillimisht tërë përpjekjen, edhe akoma më keq, sepse kjo krizë paraqet krizen nëpër të cilën po kalon Partia Republikane në SHBA.

Nga përvojat e së kaluarës, kur republikanët janë në disavantazh ngriten ekstremet e majta nëpër Botë dhe këto majtizma cenojnë ekzistencën e kombit shqiptarë nëpër shtetet e ndryshme ku kombi shqiptarë shtrihet.

Vështirësia kundër pandemisë dhe ringritja ekonomike nuk janë telashe për ketë qeveri por janë bisedimet me Serbinë, ngase kjo temë ka rrezua tri qeveri deri tani.

Me stabilizimin e situatës në SHBA, bisedimet serbo-kosovare duhet me rifillua shumë shpejtë. Në këtë fazë, bisedimet do të jenë tepër të rënda por përcaktuese, ndaj pritet se kjo qeveri ka me e arritë nënshkrimin e marraveshjes përfundimtare, me theks miratimin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Edhe partive opozitare ka me iu konvenua që me mbërri në fundin e ketij kapitulli dhe se zgjedhjet e ardhshme me u zhvillua duke kritikuar qeverinë për të gjitha ato që do të ndodhin në aspektin e përgjithshëm zhvillimor.

Çka do të qëndrojë në themel të ujdisë serbo-kosovare?

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas rekomandimeve të Gjykatës kushtetuese, do të jet themeli i arritjes së ujdisë me Serbinë. Levizja e kufijve si temë, do të ishte e deshirueshme sikur ti krijohej Kosovës mundësia të rikthente nën administrim edhe Sanxhakun edhe Kosovën lindore me ketë edhe standardet e “Pakos së Ahtisarit” përmes së cilës në do të garantonim të drejtat e pakices serbe në Kosovë.
Që nga viti 1999, Republika e Kosovës si shtet i ka tregua Botës se nuk i shkel të drejtat e askujt. Asnjë serb nuk është burgosur në Kosovën e pas luftes, pse është anëtarë i ndonje partije serbe, në asnjë palë zgjedhje, partitë serbe nuk janë diskriminua. Parlamenti i Kosovës kurr nuk ka sjell propozim ligje për ndaljen e investimeve në komuna serbe. Decentralizimi dhe formimi i komunave ua ka lehtësua jetën pakices serbe në Kosovë, përfshirja në Polici dhe FAK si dhe mjetet e informimit në gjuhën serbe si TV dhe media tjera, janë treguesi më i mirë se komuniteti serb brenda shtetit të Kosovës jeton më mirë se kudo tjetër. Prandaj, sikur Bota të donte do të duhej ti ndreqte padrejtësitë historike, që pas “luftrave ballkanike” e posaqërisht pas Luftës se Dytë Botërore të kornizonte tokat tona.
Ne garantojmë se nuk i debojmë serbët nga Sanxhaku as nga cilido qytet i Kosovës por do të garantonim liritë dhe të drejtat e njeriut sipas konventave te të drejtave të pakicave dhe bazuar në “Pakon e Ahtisarit”.

Pra të gjitha këto janë një arsye e mirë që Kosovës ti kthehet Kosova lindore dhe Sanxhaku.
Kurse, shkëmbimi i teritoreve nuk mund të ndodhë. Në Kosovë nuk ka toke Serbe. Nuk kemi çka i japim askujt! ( Bosnia. Mali i zi, Serbija, Maqedonija veriut dhe Greqia kanë toka shqiptare në zotrim/okupim. Ndaj, kjo duhet diskutuar shpejtë besoj, në një kostelacion të ri botëror.

Sjellja e PDK-së ndaj qeverisë?

PDK ka treguar se ashtu siç ishte mbrojtësja e shtetit, dhe kushtetutshmërisë kur ishte në qeverisje, do të jet edhe tani kur është në opozitë. PDK nuk do të mbështes asnjë propozim a vendim që rrezikon shtetin e Kosovës, nuk bënë pazare për qeveritë por benë politikë shtetërore, e tillë pritet të mbetet edhe më tej.

Besoj shumë se Qeveria Hoti do të’i krijoji opozites më shumë hapësirë konsultimi dhe krijimi të politikave shtetërore qoftë përmes grupeve parlamentare, qoftë përmes ngritjes së trupave të përkohshme qeveritare për çështje të caktuara.

PDK-ja do të je përherë mburoja e sovranitetit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi në krizën institucionale

Reforma elektorale në Kosovë duhet me ndodhë. Nuk mund të pritet shpejtë që Kosova të kaloj në shtet presidencial, se duhet përcjellë me shumë ndryshime kushtetuese që e përcaktojnë formen e rexhimit por jam i sigurtë se Hashim Thaqi nuk do të’ i imponohet kurrë kombit shqiptar si lider ose president i kulisave politike. Jamë i sigurtë se do të jet president i vullnetit politik kombëtar i shprehur lirshëm në çfardo forme zgjedhore.
Dy mandate presidenciale të z. Hashim Thaqi unë mendoj se Republiken e Kosovës kanë me e stabilizua si shtet, qoftë në raportet ndërkombëtare, në aspektin integrues, qoftë në rrafshin e stabilitetit të politikave të brendshme.
Kosovës i duhet së paku edhe një kohë një personalitet me peshë politike dhe me të kaluar politike e cila i lidhë të gjitha etapat nepër të cilat kaloj Kosova si shtet, që nga shpallja përmes Kushtetutes së Kaçanikut e deri sa të antëarësohet në NATO.

Të ngjashme