Pse Biden e ftoi Shqipërinë në samit, e Kosovën jo?

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 10:56 | Nga Druron Smakaj

E kam një pyetje për patriotat e mëdhenj që po qesin zjarr në fb:

  • Pse Biden e ftoi Shqipërinë në samit, e jo Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën?
    A mendoni ju që SHBA-të sinqerisht nuk e dinë çka po zihet në Ballkan a?!?!
    A mendoni që do të ftohej Shqipëria nëse Rama do të ishte i përfshirë në agjenda destabilizuese në Ballkan?

Çka nëse Edi është duke e luajtur lojën për ‘Open Ballkan’ siç është më së miri!?

Mos harroni, ndarja e shteteve në këtë samit nuk është aspak e rastësishme.

Analistët e kanë përshkruar ndarjen në tri grupe sa i përket asaj se si shtetet konsiderohen demokratike:

  • Të mirët
  • Të këqinjtë
  • Të shëmtuarit

Fatkeqësisht, Kosova në këtë ndarje ka mbetur në listen e shteteve të shëmtuara. Absolutisht mesazh i rëndë ky për Kosovën. Prandaj, në vend të drejtimit të gishtit dikujt, kërkohet reflektim nga klasa jonë politike.

Largimi ynë nga umbrella e SHBA-së nuk përbën humbje për SHBA-të, përbën veç humbje për NE.

Është shqetësuese kur krerët e lartë të shtetit të Kosovës, ndërtojnë distancë me Administratën e SHBA-së. Ose dikush shkon atje bën shëtitje koti mos rastësisht takohet diku nëpër korridore me Presidentin amerikan.

Edhe më shqetësuese kur as përmes monitorit të kompjuterit nuk don me të pa.

Sidoqoftë, bëjeni shqiponjën!

Të ngjashme