Qe çfarë pushteti vizionar ka votue Kosova!?

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 19:00 | Nga Halil Matoshi

1.
Vetëvendosje si opozitë doli kundër Termocentralit “Kosova e re”, çmimi i garantuar i blerjes nga Contour Global do të ishte 80 – 96 €/MW, ndërsa sot, kur është në pushtet po e blen 500 € MW, dmth. mbi pesëfish ma shtrejt!?
Politika të meçme apo jo!???

2.
Sot kur reduktimet janë 4:2, shtrohet pyetja se a skuqet Kryeministri Albin Kurti, që i ka dalë kundër ndërtimit të TEC Kosova e re, simas kontratës së Qeverisë Haradinaj me Counter Global, 2017!?

3.
Kosova e re do të kishte kapacitet prej 500 Megawatt, investim prej 1.3 miliardë euro që garantonte rritje ekobonike për 2%, ndërsa duhej të niste prodhimin në fillim të vitit 2023. Do të punësoheshin 10 mijë vetë në ndërtim dhe 500 të përhershëm dhe mbi të gjitha, Kosova kish me u ba ‘Mbreti’ i energjisë elektrike në rajon e ma gjanë.

4.
“Kosova e re” kish me e zvoglu për 25 herë emetimin e CO2; 3.8 herë emetimin e NOx; për 20 herë kish me e zvogëlue emetimin e pluhunit;

P. S.

Në njoftimin për media të Contour Global, thuhet se “projekti ‘Kosova e Re’ nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global. (ReL)
——————————
Lexoni në këtë vegëz tetë arsyet e Vetëvendosjes pse u ngrit kundër Tec’it dhe vlerësone vetë!?

Të ngjashme