Qeveria e dembelave të Stambollit dhe e Vdekjes!

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 12:22 | Nga Kimete Berisha

Qeveria e dembelave të Stambollit dhe e Vdekjes!
Mëngjes.
Kush jemi ne?
Shqiptarë!
Ku jemi nisur!
N’hamam. Askund. Po ku?
Të gjitha rrugët të çojnë në vdekje, përveç burgut!
Kush kish thënë se vjen dita që veç burgu dhe vetmia ta shpëton jetën!
Mërzi.
S’ka kush të ta heq mërzinë. Se të gjithë janë të mërzitur.
Po m’dhemb zemra!
Edhe mua!
Po kam frikë.
Edhe unë!
S’kam pare!
As unë!
Kush kish thënë se vjen dita që askush-askujt s’mund t’ia heq mërzinë, dhe se gjithçka i ngjan një fundi, e fundi është i njejtë për të gjithë.
Mos është kjo shenja e parë e kijametit!
Qeveria, asnjë fjalë.
Ku jemi?
Në Kosovë jemi.
Është mesditë.
Dielli po nxen. Askend nuk e ngroh!
Një qen po leh.
Një zog e këndon të vetmen këngë që di!
Bubrrecat më paskan hyrë në kuzhinë.
M’u duk e pashë një arushë!
Qeveria, ende asnjë fjalë,
asnjë lëvizje.
Me paret tona e ushqejnë megalomaninë, mendjemadhësinë, kotësinë dhe zbrazëtinë!!
Si dhe udhëtimet për çlirimin e Sanxhakut!
Qeveri që vuan nga kompleksi i Mollës së Kuqe!
Molla e Kuqe ësgtë një kompleks nga i cili vuajnë ata që i kanë pasur të parët e tyre bashkëpunëtorë të Mollave të Versha dhe papjekura! Unë përsonalisht nuk ha pemë të pjekura, prandaj jam vonuar të pjekem!
S’është dashur të trashëgohen komplekset e të parëve tanë, por qe, asgjë nuk është fer!
Sa pare i do veç gojën me çel!
Mos u ngushto.
Fol.
Thuaj ‘unë jam i pafajshëm’!
Ministri i shëndetësisë për ta mbrojtur veten-e sulmon popullin.
Ata nuk punojnë vikendeve.
Unë nuk kam pare, por ditën ta paguaj, veç për një fjalë tënde!
Qman. Plliz.
Kërcema çyçekun. Dridhma belin. S’ka gjë që më pëlqen më shumë sesa vallëzimi i burrit!
Dhe më trego a do të vdesim!
Nëse më tregon drejt për ëndrrat e përgjakura, ta jap 5 lirshin.
Veç trego drejt, në ëndrrat t’ua a shpëton ndokush, përveç Albinit!
Shkoj dita!
As sot.
Askush s’u afrua deri te Infektiva.
Mjekët e Vetëvendosjes janë si ata gazetarët me diploma (por që nuk e kanë shkruar kurrë asnjë shkrim).
Nëse do të vritej një grua-Kryeministri do ta shfrytëzonte rastin të mbante fjalime, sepse vrasja është temë arketip për letërsi, temë që tërheq kureshtjen e të gjithëve, kurse vdekja (pa vrasje është veç e dhimbshme, e besa mund të mos jetë as e dhimbshme, nëse vdekja i jep fund vuajtjeve, e jo lumturisë.
Pra, e dhimbshme qenka vetëm vdekja që i jepka fund dashurisë, lumturisë…nuk di! Mos më pyet më shumë seç të tregoj, se s’ka gjë më shumë që urrej më shumë se pyetjet (prandaj nuk jap intervista).
Ajo që pyes këtu-jam unë.
U bë dreka.
Vetmi e madhe.
Asnjë zë nuk dëgjohet!
As nuk ankohet i varfëri;
as i sëmuri; as i urituri; as i papuni; as i humburi!
Barnatoret e verout shesin oksigjen!
Shqiptarët e blejnë më lirë oksigjenin nga serbët sesa nga shqiptarët.
Shqiptarët vjedhin edhe oksigjen!
A ke pare m’i ble ilaçet?
JO.
Ani pse s’po e bërtet emrin e Arben Vitisë! Bërtite aq shumë, sa të çohet vala e lumit Ibër!
Nuk mundem.
Jam lodh! Sa herë kam bërtitur-nuk më ka dëgjuar kush!
Kur kam heshtur-s’më ka parë kush as atëherë-por së paku e kam dëgjuar veten!
Vjen një moment kur më lehtë të vjen të dorëzohesh sesa të ankohesh!
Vërtetë e kam humbur rrugën!
Gjynah që e kam humbur rrugën.
Unë jam e mirë. I kam faqet e kuqe dhe lajmërohem në telefon me zë të buzëqeshur.
Të shtunave dhe të dielave Kosovën kush do e pushton, sepse Kosova mbetet pa
prijës, krejt ikin nga Kosova në fundjavë.
Kosova është vend i qëlluar për të pushuar ditëve të punës, por nuk është adekuat për të pushuar në të ditëve të pushimit!
Këtij tambli i paska dalë afati.
Edhe kësaj vaksine!
Edhe kësaj dashurie!
Edhe këtij ideali!
Edhe kësaj kënge!
Ndoshta ky është fundi.
Le të jetë!
Ku po mbetet Molla e Kuqe!
Me Shqipërinë do të bashkohemi në botën tjetëe!
Gjithmonë më ka pëlqyer një fund i njejtë për të gjithë.
Kurrë se kam
kuptuar pse vrasësi vdes me kry’ n’jastëk e njeriu i mirë bie prej naltësisë ose dergjet me vite!
E vogël jam për të kuptuar.
Kurrë s’e kam kuptuar pse Zoti e ka lejuar që njeriu i keq ia merr anën dhe e mund njeriun e mirë!
Nuk e kam kuptuar pse gjithmonë bëhet qysh do ai që nuk do!
Dhe pse ne nuk mund të zgjedhim çfarë duam!
Gati asgjë s’kam kuptuar.
As pse nuk ka moshë, nuk e kuptoj.
Unë ndjehem njësoj sikur isha 15.
Kur e pashë sot Erdoganin duke e qëlluar katër herë një djalë të vogël në kokë, trokiste në kokën e tij si në një derë të hapur.
Pse? Sepse plaku donte të shkëlqente më shumë se fëmija i cili shkëlqen padashur dhe pa qëllim!
Erdogani dukej si fëmijë i paduruar ta prejë shiritin e inagurimit të çerdhes, e djali i vogël ia mbulonte çmendurinë e pleqërisë me pafajësi dhe me buzëqeshje!
Ku ka fund më i keq se ky për sulltanin!
Të turpërohesh para se të vdesësh, është ndëshkim
prej Perendie! E sheh pra qysh e çon Zoti sebep një fëmijë të ta merr fytyrën!
Pra, ka veç moshë. Dhe garë. Competition: cili është këru baba?
Kush është këtu më bukuroshja?
Kush është këtu më i forti?
Kush është më i dituri?
Kush është më i madhi!
Franck Kafka ka treguar se si baba i tij shtyhej me të se cili po e bën shurrën më larg dhe cili është më i zoti në gjithçka.
Shumë e urrej garën mes babës dhe birit. Dhe do nana që të thonë: ‘Kur kam qenë unë n’moshë tënden, flokët deri n’bel, krejt kanë folë mirë për mu’… blla blla’!
Kanë fol
kirë për ty, sepse ke heshtur.
Grua e mirë është gruaja e pagojë! Nuk të kanë lavdëruar ty, por heshtjen tënde!
Keyesore dikush e ka kënaq, Ju e keni kënaq!
Të gjithë e kanë kënaq, përveç teje!
Të bindin, çmenden derisa të bindin se – Veç me TY nuk është diçka në rregull!
Vetëm një fund i njejtë për të gjithë nuk do të ishte i frikshëm! Dhe do të ishte temë për Librin e ardhshëm të Shenjtë!
Ndoshta këta s’janë dembelë!
Ndoshta këta janë vdekja.
I sëmurë nga varfëria dhe vetmia, Mozartit dikush i trokiti në derë.
Një pasanik i madh i dha pare ta krijoj një muzikë apostafat për të.
Mozarti u çu nga shtrati dhe i habitur me lajmin e gëzuar tha: Ndoshta kjo është vdekja.
Dhe, po, doli se lajmi i gëzuar ishte vdekja.
Ndoshta qeveria nuk janë dembelë Stambolli, por ndoshta këta janë psikopatë.
Psikopatit nuk i lë përshtypje vdekja!
P.S. Mot i mirë me shku me vallëzu pak nën rrezet e diellit në Shëngjin, e në mbrëmje m’u kthy me fol pak për vdekjen e për ahiretin!
Shumë ju urrej!

Të ngjashme