Rifat Latifi duhej të largohej me nderë, ditën kur kryeministri ia mori kompetencat

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 18:02 | Nga Astrit Gashi

Dorëheqja e Ministrit Latifi është e vonuar për të. Ai është dashur të largohet ditën kur e ka kuptuar se nuk mund te punojë, nuk e lënë të punojë dhe nuk ka me kë të punojë.

Dorëheqjen ai është dashur ta jepte ditën kur KM nuk e ka lënë ta largojë sekretarin Bardiqi, me arsyetimin se është njeriu i një personi te rëndësishëm. Nuk duhej Latifi, një profesionist par-excellence, që në asnjë sektor nuk e ka shoqin kjo Qeveri, ta duronte këtë poshtërim.

“Logjike PAN-iste”, do ta quante këtë dikur VV. Por, ai duroi këtë dhe poshtërimin e radhës, kur KM ja mori kompetencat e Ministrit muajin e kaluar.

Kënd e ka ndalë ne Ministri KM, nëse ka shtet të ligjit e te drejtës, do ta thotë drejtësia. Për sekretarin e tenderëve, që ia hëngër kokën edhe Arben Vitisë, besoj do ta kuptojmë me kohë se çfarë ka bërë.

Shëndetësia, sektori i barnave, është biznes multimilionësh! Për të gjitha këto, KM ka qenë i informuar deri në detaje, por vendosi të heshtë!

Latifi mund të ikte me nder, por vendosi të ikë pa të dhe pa rezultate.

Latifi, si një profesionist, që s’mundi të zërë vendin në Kosove, është me shume simptomë e qeverisjes sesa pasojë!

Mua me vjen keq qe ai duhej te shkonte, kështu si shkoi!

Të ngjashme