Shpejtim Bulliqi, ky Agim Bahtir i Llapit!

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 14:52 | Nga Bardhyl Meta

Shpejtim Bulliqi, kandidati i VV’së për kryetar të Podujevës – i cili bashkë me KM-në Kurtin premtonin fitore të thellë në Podujevë – siç dihet, përjetoi një përmbysje spektakulare të rezultateve dhe premtimeve që i kishte dhëne Parisë së VV-së dhe Llapjanëve!

Dje ky sharlatan e Agim Bahtir i Llapit, kishte një intervistë ku siç e ka zakon ai (njihet për gjuhë të ndyrë dhe t’përdalë!) – s’la Personalitet Llapjan pa e sha e pa e përbaltë, thue Ti, se kanë faj Llapjanët pse atij i skadoi afati i përdorimit të një hershëm nga VV?!

Njëjtë, për një përdorim, ishte edhe atëherë, kur zbulonte harta dhe kujdestaronte ne tv, duke korrigjuar herë hartat e Departamentit Amerikan të Shtetit, herë ato të ekspertëve Britanikë e Gjermanë dhe herë hartat e NATO-s me të cilat kjo kishte bombarduar caqet serbe dhe kishte nënshkruar marrëveshjen e Kapitullimit te Serbise, duke vijezuar me milimetra çdo cep te Kosovës prej nga Serbia dhe Mali Zi, duhet te mbanin distance te saktësuar prej dhjetëra kilometrash!?

Kosovarët – që atëherë (2016/2017) shkaku i grupit të këtij sharlatani – humbën rastin ideal që në grup me Ukrainën dhe Georginë të lëvizin të lirë dhe pa Visa!

Kah po e dëgjoja dje kur si një vajtojcë – në një intervistë e cila me shumë gjasë ia përmbylli përfundimisht karrierën e tij të shkurtë të Kryetarit Podujevës – për besë – m’erdhi tug!

Edhe Vajtojcë, por edhe lyp sadakë, edhe shanë dhe përbaltë e përçanë Llapjanët – edhe ua do Votën!

Ik, ik prej skene, o Agim Bahtiri i Llapit!

Të ngjashme