Sot foli Amerika!

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 23:00 | Nga Agim Krasniqi

Më në fund sot për secilin duhet të jetë e qartë se shteti Amerikan foli për Kosovën.

Delegacioni i sotëm amerikan përfaqëson politikën dhe sigurin nacionale amerikane. Nga delegacioni amerikan na u tha qartë se nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar apo të pranuar nga Amerika lidhur me marrëveshjen e mundshme Serbi-Kosovë.

Na u tha qartë se Kosova ka përkrahjen e SHBA-së, por që këtë përkrahje nuk mund ta ketë bllanko dhe në kundërshtim me interesat strategjike të SHBA-së.

Na u tha qartë se ajo që po flitet e shkruhet për marrëveshjet e mundshme duke përfshirë edhe ndryshimin e kufijve është ide që e kanë lansuar politikanët lokal .

Na u tha qartë se gjendja aktuale e prodhuar nga politika kosovare do të prish mardhënjet SHBA-Kosovë, sanksionet e filluara vetëm sa do të rriten. Përfundimisht duhet kuptuar se siguria nacionale po rrezikohet shumë.

Politikanët tanë nuk mund të fshihen e të thonë se ne jemi me SHBA –të, por që veprimet e tyre janë plotësisht kundër interesave dhe qëndrimeve amerikane.

Përfundimisht ajo që po shihet cdo ditë është se politikanët tanë janë të interesuar të qeverisin me Kosovën duke rrezikuar mardhënjet SHBA-Kosovë vetëm sa për të qenë në qeveri e për të vazhduar me keqëpërdor pasurin e posaqërisht paranë publike. Po ashtu po del një e vërtet e madhe se keqpërdorusit e pasurisë dhe parasë publike në asnjë rast as politikisht nuk mund të drejtojnë politikat nacionale e më së paku të ndërtojnë mardhënje të mira politike me miqët ndërkombëtare.

Pa Amerikën nuk do të kishte liri të Kosovës e as nuk do ketë zhvillim e forcim të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme