Opozita bjelloruse bën thirrje për protesta të reja masive

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kundërshtarët e Presidentit Alexander Lukashenko duan të përdorin festën e Ditës së Fitores këtë fundjavë për të rifilluar protestat masive në Bjellorusi për t’i kujtuar botës abuzimet e vazhdueshme ndaj të drejtave të njeriut nga regjimi i Lukashenkos, dhe rezistencën e vazhdueshme brenda vendit.

Ata po kërkojnë gjithashtu nga Brukseli të ashpërsojë regjimin e tij të sanksioneve kundër Minskut, transmeton Klan Kosova.

Në këtë drejtim, Bjellorusia po përjeton protesta të përmasave historike në të gjithë vendin, pasi udhëheqësi Lukashenko prej kohësh ka thënë se e ka fituar votën presidenciale në gusht të vitit 2020, por i cili rezultat u pa gjerësisht si i manipuluar.

Ndërkaq, autoritetet u përgjigjën për shtypje brutale të demonstratave.

Të ngjashme