Opozita, e shqetësuar për presionin mbi deputetët

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 09:24 | Nga

Subjektet opozitare në vend janë shprehur të shqetësuara me presionin, që sipas tyre, krerët institucionalë po ushtrojnë mbi deputetët e koalicionit qeverisës për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tyre, deklarata e presidentit Hashim Thaçi se deputetët do të kenë përgjegjësi historike për mos-votim të Demarkacionit, është presion publik mbi deputetët e mazhorancës.

Presidenti i vendit së fundi ka thënë se nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, dëmi për Kosovën do të ishte i shumëfishtë.

“Ne ende e kemi të papërfunduar plotësisht njohjen botërore të Kosovës e me vështirësi të mëdha po përpiqemi të anëtarësohemi në organizatat kryesore ndërkombëtare me ndihmën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë perëndimorë.

Këto sfida do të bëheshin të pakapërcyeshme po qe se nuk do të kemi ndihmën e partnerëve strategjikë”, ka deklaruar Thaçi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme