Mbështetësit e kombëtares Alternativa për Gjermaninë, janë mbledhur për të marshuar në qendër të Berlinit kundër qeverisjes së kancelares gjermane Angela Merkel, derisa kundërshtuesit e kësaj proteste po mobilizohen për kundër-protesta.
Alternativa për Gjermaninë, e njohur si AFD, është partia më e madhe opozitare qe fitoi 12.6 për qind të votave që e bënë pjesë të Parlamentit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.
Marshit të së dielës i është vënë emri “E ardhmja e Gjermanisë”. Rreth 2,000 policë janë në detyrë për të ofruar sigurinë në këtë marsh. Grupet që po kundërshtojnë këtë marsh me kundër-protestë janë grupe artistësh që kanë vendosur të ngrehin volumin e muzikës tekno për të vënë nën hije marshin.