Opozita në Podujevë: Buxheti 2020 nuk orientohet në zhvillim ekonomik

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Vërejtje të shumta janë dhënë nga zyrtarët opozitarë të Komunës së Podujevës për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Sipas tyre, me këtë planifikim nuk pritet të ketë zhvillim ekonomik.

Ata kanë thënë se, edhe pse buxheti i kësaj komune rritet për çdo vit, ai vazhdon të shpenzohet për asfalt të dobët, në rrugë që asfaltohen shpesh e nuk rregullohen kurrë. Shefi i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se buxheti për vitin 2020 është në vazhdën e logjikës së mbrapshtë të konceptit zhvillimor të kësaj qeverisjeje të paaftë komunale, shkruan sot Koha Ditore.

“Buxheti komunal edhe pse në rritje prej vitit në vit, nuk po përdoret nga qeverisja komunale si instrument për të arritur objektivat zhvillimore si: rritja e punësimit, rritja e prodhimit, politika ambientale, urbanizimi, etj., por që nga paslufta buxheti kryesisht orientohet në asfalt të dobët, në rrugë që asfaltohen shpesh e që nuk rregullohen kurrë. Si duket dikush ka interes se përndryshe nuk ka logjikë të shëndoshë që e kupton këtë punë”, është shprehur Fitim Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme