“Optimizim, jo zvogëlim”, thotë ish-ushtaraku për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë

Prishtinë | 13 Qer 2026 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj në Info Magazine në Klan Kosova ka folur për vendimin e NATO-së për zvogëlimin e pranisë së trupave në Kosovë.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim më shumë si optimizim sesa zvogëlim të numrit të trupave.

“Unë me dëshirë do të quaja këtë optimizim sesa zvogëlim të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë. Për shkak se optimizimi është një term i cili saktëson më tepër situatën në teren dhe është në përputhje me zhvillimet e përgjithshme të sigurisë në Kosovë në veçanti”. ” Por siguria e Kosovës nuk lidhet thjesht vetëm me çështjen e veriut por është një çështje shumë më komplekse e një garniture evropiane në përgjithësi, sidomos që nga fillimi i luftës në Ukrainë”.
Gecaj theksoi më tutje se çdo ndryshim në praninë e KFOR-it duhet parë si përshtatje dinamike ndaj nevojave në terren.

“Prandaj optimizim do të thotë përshtatje e një momenti të një rrethane të sigurisë e cila paraqet nevojën për shtim të numrit të ushtarëve ose zvogëlim të numrit të ushtarëve, sipas nevojave që parashtrohen në terren” , ka thënë Gecaj.

Të ngjashme