Optimizmi është një defekt trunor

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Të jesh optimist i pashërueshëm është një “defekt” cerebral.

Këtë tezë e mbështesin një grup studiuesish në Universitetin e Londrës, të cilët kanë shpjeguar se një defekt në pjesën qendrore të trurit i bën njerëzit ta shohin gotën gjysmë plot, edhe nëse ajo ka brenda vetëm një pikë ujë.

Kërkuesit janë bazuar në një eksperiment me 19 vullnetarë, të cilët i janë nënshtruar rezonancës magnetike, ndërkohë që përballeshin me ndodhi të pakëndshme apo situata të sikletshme.

Gjatë këtij eksperimenti, kërkuesit kanë vërejtur se pjesëmarrësit ishin shumë më tepër optimistë dhe truri i tyre kryente një aktivitet më të madh në pjesën qendrore të tij kur përballeshin me lajme të këqija, apo me ndodhi të pakëndshme.

Përfundimi i këtij eksperimenti ishte se sa më shumë optimist të jesh, aq më shumë nuk i konsideron ndodhitë negative, që në shumicën e rasteve është gjë shumë e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme