Ekonomia Online
FUNDIT

Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi

Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi

Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi në kryerjen e obligimeve të përditshme. Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi. Ai […]

Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi në kryerjen e obligimeve të përditshme.

Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi.

Ai tha se udhëton çdo ditë për punë.

“Po i thojmë Armendit mos po na paguan ndonjë natë në hotel, a mos po na shtin këta policët bile në burg a ndonjë send se kështu nuk  bën, ne duam të punojmë , duhet me hangër buke…”, tha ndër tjerash ai për RTV21.

Të ngjashme