ORCA: 4 ditë heshtje të kryeministrit për shkarkimin e bordit të AKA-s

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 11:24 | Nga

ORCA vazhdon për ditën e 4 me radhë të kërkojë përgjigje dhe sqarim publik nga zyra e kryeministrit për kërkesën dhe tashmë shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

ORCA insiston që për këtë çështje Ministria t’i raportojë Kuvendit të Republikës siç parashihet në nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë që flet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim e cila thotë “Nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet ti raportojë këtë Kuvendit.”

ORCA është e shqetësuar me arsyet e pamjaftueshme të kërkesës së kryeministrit Haradinaj, drejtuar ministrit Bytyqi për shkarkimet në fjalë.

Ne vërejmë se arsyet e dhëna sipërfaqësisht në komunikimin e brendshëm të kryeministrit dhe ministrit janë të pamjaftueshme, por në anën tjetër kemi dyshime që këto shkarkime nuk vijnë për ta përmirësuar cilësinë në arsim, por për të mbrojtur interesa të caktuar të institucioneve private të arsimit të lartë që me sa duket Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë i kanë cenuar në përpjekjen e tyre për ta ruajtur cilësinë e arsimit të lartë në vend.

Ne presim nga zyra e kryeministrit sqarime publike për të na qartësuar neve dhe shoqërisë kosovare një vendim kaq të rëndësishëm që do të afektojë drejtpërdrejt arsimin e lartë në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme