ORCA në solidaritet me studentët maqedonas për arsim cilësor

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Studentët nga Kosova, aktivistë të ORCA-s, përmes një aksioni simbolik kanë shprehur solidaritetin me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut, transmeton Ekonomia Online.

Duke qenë të informuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që ta zvogëloj buxhetin për sistemin e edukimit në vlerë prej rreth 12 Milion Euro, me një ulje prej 6 Milion Eurosh vetëm në Arsimin e Lartë, disa studentë aktivistë nga Kosova janë solidarizuar me kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut përmes një aksioni simbolik të mbajtur dje më 18 shtator 2019, para Bibliotekës Kombëtare.

Duke qenë dëshmitarë të kësaj situate, studentët e shteteve të Ballkanit Perëndimorë janë në fillesa të një organizimi rajonal i cili do mbetet aktiv në adresimin e nevojave për reforma të thella në sistemin e edukimit në vendet respektive.

Studentët do të vazhdojnë me aksione të tilla mbështetëse deri në krijimin e një momentumi të ri gjithëpërfshirës, me qellim të ngritjes së çështjeve me interes nacional që lidhen me arsimin cilësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme