ORCA sjell “fakte” për 8 profesorët e UP-së, pretendon se u graduan pa merita

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 11:40 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Cilësinë në Arsim (ORCA) ka  shpalosur informacione për rastin e profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të denoncuar si “supermenë” për numrin e madh të botimeve në revista me cilësi të dobët duke i quajtur si të vjedhura, raporton Ekonomia Online.

Rron Gjinovci nga kjo organizatë tha se Shumica e këtyre punimeve janë publikuar në dy revista për të cilat ORCA pati dyshime sapo pa raportet e vlerësimit të profesorëve.

Ai tha se pas një analize profesionale, të ndihmuar edhe nga eksperti me famë botërore Jeffrey Beall, ORCA erdhi në përfundim që revistat ndjekin praktika të dyshimta.

“Sot ju kemi ftuar për jetën akademike në vendin tonë. Në vitin e kaluar 8 profesorë të cilët u avancuan titullim më të lartë në vendin tonë. Asnjë punim nuk është i plotë për këtë arsye kemi vendos me i quajt “supermenë”. Shumica e punimeve pa asnjë analizë profesionale dhe ORCA erdhi në përfundim se revistat janë dyshimta. këtë dosje ka kopjim falsifikim gabime drejtshkrimore me dy tituj të njëjtë ka botime të ndryshme”, tha Gjinovci.

ORCA pretendon se shumica e këtyre punimeve janë publikuar në dy revista të dyshimta dhe se pas një “analize profesionale”, të ndihmuar edhe nga eksperti me famë botërore Jeffrey Beall, erdhi në përfundim që revistat ndjekin praktika të dyshimta.

ORCA më këtë rast ka publikuar edhe emrat e tetë profesorëve për të cilët pretendon se janë avancuar në mënyrë jomeritore në titullin e profesorit të rregullt me çka kanë fituar kontratë të përhershme pune dhe nuk i detyrohen më asgjë Universitetit në raport me punën e tyre akademike.

Ahmet Shala – Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor dhe senator në UP

Ramë Likaj – Këshilltar për arsim i kryeministrit aktual, profesor dhe senator në UP

Azem Kyçyku – profesor në UP

Mirlind Bruçi – profesor në UP

Naser Lajqi – profesor në UP

Nexhat Qehaja – profesor në UP

Rexhep Selimaj – profesor në UP

Xhevat Berisha – profesor në UP

Prandaj, pas fakteve të sjella, ORCA pret nga Këshilli i Etikës që t’i rekomandojë Senatit heqjen e titujve të fituar dhe marrjen e masave disiplinore ndaj të avancuarve jomeritorë.

Të ngjashme