Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur tryezën “Universitete Publike-sfidat rreth organizimit të tyre”.
Ne këtë tryezë Gramos Buçinca nga ORCA ka thënë se në hulumtimin e realizuar nga kjo organizatës asnjë nga shtatë universitet publike nuk është vlerësuar me notat 10 dhe 9.
“Në kuadër të hulumtimit ne kemi arritur të bëjmë indeksimin e transparencës në kontekstin e shpjeguar dhe kemi arritur t’ia përshtatim sistemit të notimit në arsim e lartë në vend”.
“UP prin në listën e rezultateve prin me notën 8, Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe i Prizrenit me notën 7, universiteti i Gjilanit me notën 6 dhe Universiteti i Ferizajt dhe Gjakovës kanë rënë nga provimi”.
Ndërsa Artan Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka ngritur çështjen e përfshirjes se profesorëve të Universiteteve në parti politike.
“Çohu ka filluar të merret me punësimet publike dhe ka dalë që shtrirja e militanteve partiak është shumë e thellë”.
“Jemi marrë edhe me Universitetet Publike dhe ka dalë që janë një numër i profesorëve që kanë qenë pjesë e UP-së dhe e kanë përdorë për të marrë pozita të larta në parti apo e kundërta militantët të partive politike që e kanë shfrytëzuar këtë për të marrë një pozitë në universitete publik”.
Gjithashtu u kërkua nga Universitet të jenë transparente se gjatë kësaj tryeze veç përfaqësuesit të Universitet të Prishtinës, nuk kanë marrë pjesë asnjë përfaqësues i gjashtë Universiteteve Publike më vend.