KMDLNj tregon për gjendjen në shtëpinë për Persona me Aftësi të Kufizuara në Graçanicë

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka treguar për gjendjen që ka Shtëpia e Komunitetit për Personave me Aftësi të Kufizuar në Graçanicë.

Sipas KMDLNj-së, kjo shtëpi është në gjendje të kënaqshme.

“Gjendja është e mirë, furnizimi me barëra është i kënaqshëm sikur edhe me artikuj ushqimorë”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit monitorues, vizituan Shtëpinë për Komunitete për Persona me Aftësi të Kufizuar për t’u informuar për problemet eventuale që mundë t’i kenë në aspektin e trajtimit, kushteve fizike në objektin ku qëndrojnë si dhe kërkimit të mundësive për t’iu ndihmuar në të ardhmen. Kjo shtëpi e komuniteteve është nën kompetencë dhe përkujdesje të MPMS.

Personeli përkujtesës në këtë shtëpi e informoi KMDLNj-në se në përgjithësi gjendja është e mirë, furnizimi me barëra është i kënaqshëm sikur edhe me artikuj ushqimorë. Shërbimet shëndetësore ofrohen në përputhje me nevojat që i kanë dhe ka staf të mjaftueshëm mjekësorë për shërbimet e domosdoshme ndërsa, për raste më të ndërlikuara dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë apo në Prishtinë.

Sipas nevojës, specialisti i fushës përkatëse vjen me urgjencë kurse, një herë në javë i bënë vizitat e rregullta. Objekti sigurohet nga dy punëtorë të sigurimit që paguhen nga buxheti i komunës së Graçanicës. Është nevojë që të përmirësohet furnizmi me pampers për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre sikur që kërkohet të angazhohet një kuzhiniere me orare të plotë të punës.

Problemi i identifikuar edhe më parë është prania e qenve endacakë rreth dhe afër objektit e që i shqetëson edhe rezidentët ashtu edhe stafin përkujtesës.

Më parë, afër objektit ka qenë i vendosur azili për qenë endacakë i cili tani është zhvendosur në tjetër lokacion mirëpo, qytetarët e painformuar për ndryshim të lokacionit ende i sjellin qentë endacakë në këtë lokacion dhe i lënë aty.

Në përgjithësi, KMDLNj vlerëson se gjendja në këtë Shtëpi të Komunitetit për  Persona me Aftësi të Kufizuar është në përputhje me standardet minimale për këtë kategori të cenueshme, ndaj tyre nuk ka shkelje të drejtave të njeriut sepse stafi i angazhuar është në nivel të detyrës dhe i përkushtuar për punën që e bënë.

KMDLNj edhe më tutje do të vazhdojë të monitorojë këtë Shtëpi të Komunitetit dhe qendrat tjera në Kosovë ku janë vendosur grupet e cenueshme apo të margjinalizuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme