Organizohen Ditët e produkteve austriake në Kosovë

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Tregtare e Austrisë në Prishtinë, në bashkëpunim me kompaninë “Meridian Coorporation”, po organizojnë “Ditët Austriake në Kosovë”.

Gjatë këtyre ditëve, produktet austriake do të prezantohen nëpërmjet demonstrimeve, degustimeve etj.

Me këtë rast do të promovohen produkte të ndryshme, si produkte qumështi (Berglandmilch, Ennstal Milch KG), gjem (Darbo), lëngje frutash (Rauch), bonbone (Pez), delikatesa të shijshme të ëmbla dhe të njelmëta (Chio Chips, Manner), pije energjike (Red Bull) si dhe verëra, kafe dhe çaj austriak (Weingut Manfred Weiss, Teekanne Tea , Schärf Coffeeshop).

Pronari i korporatës “Meridian Express”, Hakif Gashi, tha se qe 15 vjet kanë bashkëpunim me prodhues austriakë. “Është nder të jesh këtu në këtë event i cili u organizua nga Ambasada Austriake. Kemi që 15 vite që bashkëpunojmë më produktet austriake. Atmosfera këtu të bënë që të ndihemi siç jemi në Austri dhe jemi pa viza”, tha Gashi.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, duke falënderuar Austrinë dhe bizneset kosovare të cilat kontribuojnë në promovimin e produkteve austriake por edhe ato vendore bëri thirrje kompanisë “Rauch” që të interesohet për furatat e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kamionët të cilët sjellin produktet Austriake mos te kthehen duar thatë, por të marrin produktet tona e të dërgojnë në Austri, në mënyrë që fryma jonë të jetë prezente atje. Ftoj që pronari i “Rauch” të sheh që frutat e Kosovës të cilët janë po aq të pasura dhe mund të jenë produktet kryesore të lëngut të cilin e prodhon kompania “Rauch”, tha Bajrami.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, tha se është i impresionuar me praninë e prodhimeve austriake në Kosovë.

“Kur isha këtu për herë të parë pash që Kosova ka shumë pak produkte austriake. Jam i pasionuar me produktet austriake që kanë tash dyqanet e Kosovës”, tha ambasadori Pfandler.

Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se Austria gjithmonë ka qenë dhe mbetet mike e Kosovës. Sipas tij, bizneset dhe ekonomia e Kosovës po ecën më shpejt se politika e vendit.

“Nëse pranojmë realitetin themi që biznesi ka ecur më shumë se politika”, tha Gërxhaliu, duke e quajtur kompaninë “Meridian Express” model për bizneset kosovare.

Promovimi i produkteve austriake do të zgjasë deri më 27 nëntor.

meridian1

 

Të ngjashme