Orgazmat i zbukurojnë femrat

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 00:09 | Nga

Orgazma është kulmi i kënaqësisë seksuale. Kjo kënaqësi sjell një sërë përfitimesh shëndetësore dhe zbukuruese. Çdo nivel i kënaqësisë seksuale ka pothuajse të njëjtin efekt në pamjen e jashtme sikur të jeni grimuar.

Ja disa përfitime zbukuruese që vijnë nga një jetë seksuale eksituese:

Lëkurë e shëndetshme

Duke qenë se orgazmat lëshojnë oksitocinë (një hormon që përcjell kënaqësi) dhe ulin nivelet e kortizolit (që sinjalizon stresin), gjasat për zhvillim të puçrrave në fytyrë janë më të vogla nëse e shijoni rregullisht seksin me partnerin ose masturboheni, thotë grimierja Sandy Taylor.

Orgazmat ju japin gjithashtu një rrezatim në fytyrë duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në fytyrë, dhe luftojnë aknet duke balancuar nivelet e hormonit.

Buzë më të plota

Edhe buzët përfshihen në rritjen e rrjedhjes së gjakut në fytyrë nga orgazma, kështu ato duken më të trasha dhe të fryra.

“Duket sikur keni bërë një injeksion të buzëve”, thotë grimierja Alice Radu.

Flokë më të shëndetshëm

Orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut edhe në skalpin e kokës. Si rrjedhim, forcohet më shumë rrënja e flokëve, bëhen më të shndritshme dhe më të gjata.

Bukuria e fjetjes

Gjumi ndikon në çdo pjesë të pamjes së jashtme, prandaj kur bëni një gjumë të mirë dukeni po ashtu mirë nga jashtë. Gjumi i mirë është gjithashtu një nga përfitimet shëndetësore më të mëdha të seksit.

Dukeni më e re nga pamja e jashtme

Duke qenë se orgazma mban të ulët tensionin e gjakut, ajo ngadalëson procesin e plakjes. Orgazma rrit gjithashtu nivelet e estrogjenit, duke rritur kolagjenin. Duke bërë edhe një gjumë të rehatshëm, parandalohet shfaqja e rrudhave.

Vetëbesim

Studime të ndryshme kanë treguar se seksi dhe masturbimi rrisin vetëbesimin, i cili na bën më tërheqëse.

“Lëshimi i oksitocinës gjatë orgazmës na bën më të lumtur.

“Dhe, si një ikonë e modës, Audrey Hepburn thotë: “Vajzat e lumtura janë më tërheqëse”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme