Orkestra Frymore e FSK-së ka parakaluar dhe performuar nëpër sheshet e kryeqytetit me rastin e Ditës së Çlirimit, raporton Ekonomia Online.
Numër i madh i qytetarëve kishin dal që ta përcjellin këtë performancë. Përderisa për shkak të pandemisë për shënimin e kësaj dite janë organizuar vetëm disa aktivitetet.
Mëngjesin e së enjtes në nderim të kësaj dite, kreu i komunës Shpend Ahmeti ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, bashkë me kabinetin e tij.