Osmani bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Verboc

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Ish- presidentja e Kosovës Vjosa Osmanin ka bërë homazhe në fshatin Gllobar të Drenasit, në varrezat e dëshmorëve në Verboc, raporton Ekonomia Online.

Sot po shënohet përvjetori i rënies se 280 martirëve nga Verboci dhe fshatrat përreth, si dhe i 42 dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Në këtë ditë përkujtimore u nderua edhe figura e Ilaz Kodrës, një nga komandantët që dha kontribut të veçantë në rezistencën për çlirim.

Në kompleksin memorial në Verboc janë të varrosur 73 martirë, ndërsa të tjerët prehen në fshatra përreth.

Të ngjashme