Osmani: Deklarata e 2 korrikut pikënisje për Kosovën shtet të lirë e të pavarur

Prishtinë | 02 Kor 2026 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se deklarata e 2 korrikut të vitit 1990 ishte pikënsije drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të lirë e të pavarur.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se themelet e shtetit të Kosovës qëndrojë mbi vendosmërinë e ish-delegatëve për t’a refuzuar dhunën dhe për t’i përqafuar vlerat e lirisë


Postimi i saj i plotë:
Deklarata e 2 Korrikut ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të lirë e të pavarur.
Sot i nderojmë delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 Korrik 1990 e artikuluan qartë vullnetin e qytetarëve të vendit për liri, duke e miratuar Deklaratën Kushtetuese. Themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi vendosmërinë e tyre për ta refuzuar dhunën dhe për t’i përqafuar vlerat e lirisë. Mbi të gjitha, ata dhanë shembullin e mosdorëzimit para asnjë vështirësie, shembull që vazhdon të na frymëzojë edhe sot.

Të ngjashme