Osmani dhe shefja e UN Women, organizojnë ecje nga shtatorja e ish-presidentit Rugova deri te monumenti “Heroinat”

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Kohë Lufte, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefja e Zyrës së UN Women, Ulrike Richardson, së bashku me disa përfaqësuese të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare si dhe të shoqërisë civile, do të organizojnë ecje nga shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova e deri te monumenti “Heroinat”.

Ecja organizohet të premten, më 19 qershor 2020, në orën 12:30.

Pas arritjes dhe nderimeve te monumenti “Heroinat”, kryetarja e Kuvendit, zonja Osmani dhe znj. Richardson do të japin nga një deklaratë të shkurtër për mediet.​

Të ngjashme