Osmani: Franca edhe Gjermania kërkojnë të intensifikohet procesi i dialogut

Prishtinë | 11 Tet 2022 | 17:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani tha se iniciativa franko-gjermane është që të intensifikohet procesi i dialogut.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak-ut, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe, më 9 shtator, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe atij të Francës, Emmanuel Macron janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllim i vizitës ishte të eksplorohen opsionet për përparim në dialog.

Të ngjashme