Osmani i ankohet Escobarit për Serbinë: Kosova e gatshme ta intensifikoj dialogun

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova është e gatshme ta intensifikoj dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas takimit me të dërguarin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se me të ka diskutuar pakënaqësinë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë.

Sipas saj, historia dëshmon se angazhimi i ShBA në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistenciale.

“Kjo është reflektuar dhe në sanksionet diskutuam dhe nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kosova është dhe gjithmonë ka qenë pala konstruktive në këtë proces e po ashtu është e gatshëm eta rris angazhimin e saj që ta rris intensifikimin në procesin e dialogut”.

“Shfrytëzova rastin për ta shpreh pakënaqësinë tonë për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë duke përfshirë në veçanti, refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale. Jo vetëm që ka refuzuar t’i shpërbëj por vazhdojnë ti mbështesin dhe financiarisht. Ne mund të jemi një vend i vogël, por duke punuar për së afërmi me partnerët tanë amerikanë do të vazhdojmë së bashku me të arritura të mëdha”.

“Vizita e Eskobarit ka kontribuar në këtë drejtim, ku kemi adresuar një sërë çështjesh të cilat janë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Vazhdojmë të kemi bashkëpunim të afërt me ShBA-në”.

“Historia dëshmon se angazhimi i ShBA në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistenciale sa më shumë të kemi nga aleati ynë i fuqishëm ShBA, aq më të mira janë rezultatet paqes dhe stabilitet të gjatë në rajon. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja euroatlantike e aleatëve tanë”.

“Potencova rendësin për fillimin sa më parë të dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve tonë. Në takim shpreha angazhimin tonë për synime tona të përbashkëta. Kosova po bën çka është e mundur për të mbështetur aleatët tanë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme