Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë̈ në Kosovë, Chritoph Widinger.

Në takim përveç mbi situatën me pandeminë Covid-19, u diskutua edhe për punën e Kuvendit, planet për sesionin vjeshtor, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend, me theks për procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja Osmani e falënderoi Ambasadorin Widinger për angazhimin e tij aktiv në Kosovë dhe për mbështetjen e pakursyeshme të Austrisë.

“Është̈ e nevojshme që të punojmë̈ në mënyrë aktive. Përkundër pandemisë̈ duhet ta intensifikojmë̈ nivelin e bashkëpunimit me Austrinë̈, me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e arsimit. Duhet të zgjerohemi dhe në fusha të tjera me potencial, si dhe të avancojmë̈ bashkëpunimin ndëndërparlamentar, në veçanti diplomacinë parlamentare”, ka theksuar zonja Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme